fbpx

Ja emrat e policëve të vrarë në Maqedoni

Mediat maqedonase kanë publikuar identitetin e tre pjesëtarëve,nga gjithsej 5 të vrarë nga radhët e forcave të rendit të Maqedonisë gjatë përleshjes së armatosur në Kumanovë.

Bëhet fjalë për Zharko Kuzmanovski nga Bërvenica rreth 32 vjeç, Sasho Samiolovski nga Tetova 32 vjeç dhe Nenad Serafimovski nga Zubovci i Gostivarit i moshës 28 vjeç.

Banorët kanë theksuar se në mesin e të plagosurëve ka edhe pjesëtarë të tjerë të forcave të sigurisë nga ky rajon, e ndër ta të paktë një polic i plagosur është shqiptar.

Aktualisht nuk ka të dhëna për numrin e civilëve të vrarë apo të personave të armatosur që i janë kundërvënë të shtunën njësiteve policore të Maqedonisë, e cila kishte nisur një akcion të shkallës së gjerë në një paralagje të Kumanovës , të banuar me shqiptarë. Sipas burimeve policore akcioni ishte nisur kundër “terroristëve të trajnuar mirë që kanë ardhur ilegalisht në Maqedoni me qëllim që të sulmojnë institucionet shtetërore’.

Personat e armatosur, si theksojnë zyrtarët policorë janë strehuar tek disa banorë të lagjes në të cilën sot u zhvilluar akcioni policor.

error: Content is protected !!