Ballina / RAJONI / Ja emrat e ambasadorëve të rinj…

Ja emrat e ambasadorëve të rinj…

Në tavolinën e Presidentit Bujar Nishani kanë mbërritur emrat e tre kandidatëve për ambasadorë në 3 nga vendet më të rëndësishme ku Shqipëria ka përfaqësitë diplomatike.

Bëhet fjalë për ambasadën në SHBA nga ku largohet Gilbert Galanxhi e do zëvendësohet me Floreta Luli-Faber, aktualisht Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, razporton gazeta Tema.

Ndërsa kandidatja për ambasadore në Poloni, Shpresa Kureta, një diplomate karriere, ish- ambasadore në Austri, e aktualisht drejtore për rajonin e Ballkanit në MPJ, menjëherë sapo të marrë firmën e Nishanit, do marrë vendin vakant të lënë nga Florent Çeliku, që u nda nga jeta muaj më parë.

Kandidat për ambasador në Kroaci është propozuar Ilir Melo, diplomat karriere dhe ish- shef kabinenti i MPJ, që do zëvendësojë në këtë detyrë Pëllumb Qazimin, më parë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Në Holandë pas shkarkimit të ambasadorit Gazmend Barbullushi, ende nuk është përcaktuar kandidati që do çohet për firme te Nishani.

Sipas gazetës “Shqiptarja.com” për kandidatin për ambasador në Arabinë Saudite, Ermir Gjinishi e atë në Vatikan, Ardian Ndreca përfundimisht është ndërprerë mundësia për të marrë emërimin, të paktën për aq kohë sa të jetë President Nishani.

Mësohet se MPJ s’ka ndërmend të paraqesë së shpejti ndonjë kandidat për këto dy ambasada, ndërsa pritet vetëm firmosja e tre kandidatëve të rinj për ambasadorë të SHBA, Kroaci e Poloni, në mënyrë që, pasi të kalojnë në Komisionin e Jashtëm, të emërohen e të fillojnë detyrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.