fbpx
tundimi

Ja disa teknika për të mos hequr dorë nga dëshirat

Ndonjëherë tundimi mund të fshihet në frigorifer, apo në qilar, shpesh është tek fytyra e një burri (gruaje), por mund të jetë dhe në formën e një dëshire për të blerë diçka që kushton shumë, për të cilën nuk është se keni nevojë, por që ju duket tmerrësisht tërheqëse.

Në të gjitha këto raste fjala kyçe është: të rezistosh! Por çfarë bëhet kur vullneti ynë nuk ka forcë të mjaftueshme për të na mbështetur?

Oscar Wilde shkruante:

“Unë mund t’i rezistoj çdo gjëje përveç tundimeve”. E kur kështu shprehej Wilde, një mjeshtër i poezive dhe jetës së natës, ç’mund të mendojmë ne të tjerët.

Tundimi shfaqet para nesh në forma të ndryshme dhe jemi ne që duhet të vendosim në duhet ti dorëzohemi apo jo, do të shprehej një tjetër autor. Tundimi vihet re kur sfera emocionale e tejkalon atë racionale: hapi i parë që duhet të bëjmë është të mbajmë të fortë logjikën dhe të kontrollojmë emocionet.

Për të mundur tundimet ndaj diçkaje që e dëshirojmë, fillimisht duhet të punojmë me vetëkontroll dhe të mbajmë lart nivelin e energjisë për ti mundur tundimet.

Të njohësh tundimin:

Do të thotë të jesh i vetëdijshëm për ekzistencën e tij. Nëse dëshirojmë të pijmë, duhet ti kujtojmë vetes që alkooli i tepërt me stomak bosh mund të na japë menjëherë dhembje koke, kështu që mund të heqim dorë nga një pije shumë e fortë dhe mund të zgjedhim një pije pak më të lehtë, e cila nuk do të na pengojë të ngasim makinën të sigurt për në shtëpi.

Të mësosh të heqësh dorë nga një kënaqësi e menjëhershme për të mirën e mëvonshme, është një aftësi, që siç shpjegon një studim, kthehet edhe në një faktor të rëndësishëm për të pasur sukses në jetë. Pra, le të vlerësojmë pasojat afatgjata të çdo vendimi që marrim dhe rrjedhimisht të veprojmë në përputhje me rrethanat.

Larg syve, larg zemrës:

Për të mos u tunduar nga diçka, është shumë e dobishme të mos e zbulojmë atë. Në qoftë se jemi në dietë, duhet të eliminojmë ushqimet me shumë kalori dhe të shmangim pastiçeritë.

Nëse rrugës për në punë ndeshim dyqane joshëse, duhet të përpiqemi të ndryshojmë itinerar ose mund t’i përqendrojmë mendimet tona në diçka të këndshme që na stimulon dhe që na bën të harrojmë atë gjë që na tërhiqte aq shumë.

Imagjino veten tënde kur i reziston tundimit:

Sill në mendje veprime që të mos i jepeni impulsit, për shembull, duke ndezur një cigare ose duke ngrënë një çokollatë. Kur ke bërë pak praktikë dhe ndihesh mjaft i vendosur, mund edhe ta përballosh objektin e ndaluar, për shembull, duke bërë një xhiro në supermarket, natyrisht pa i ndaluar vetes ëmbëlsirat.

Por kujdes: kjo teknikë nuk funksionon në rastin e substancave që krijojnë varësi të vërtetë, si alkooli dhe droga: në këtë rast të shikoni objektin që dëshironi, ju bën të papërmbajtur.

Mos i ofro vetes mundësinë e zgjedhjes:

Përballë objektit ose personit që dëshiron, mos kërko të dish nëse reziston ose jo: nuk ka alternativa dhe zgjedhja duhet të jetë një e vetme. Në këtë mënyrë do të jesh i detyruar të refuzosh çdo dëshirë të mundshme.

Dil hapur:

Duhet të ia shprehni hapur qëllimet tuaja, atij që të qëndron rrotull. Njoftoje që je në dietë ose që dëshiron të ndalosh pirjen e duhanit, kërkoju miqve të të ndihmojnë, duke u kujtuar qëllimet e tua. Lëri ata të shohin nëse vullneti yt lëkundet.

Përdor edhe teknologji: ka aplikacione që ju ndihmojnë të numëroni kaloritë, sasinë e lëvizjeve të bëra, ose shpenzimet e bëra çdo ditë.

Karikoni bateritë:

Të mbash vetëkontrollin është një punë e vështirë dhe kërkon shumë energji. Në periudhën e stresit dhe lodhjes, jemi të prirur për shembull, të hamë ose të pimë duhan më shumë. Kjo është për shkak se lodhja na shtyn të kërkojmë mënyra për t’u kënaqur.

Të pushosh më shumë dhe të limitosh ankthin do të jetë ndihma më e madhe për të qenë në formë. Përveç kësaj, nëse e dimë që duhet të përballojmë një situatë të vështirë ose stresuese gjatë ditës, le t’i shmangim situatat “joshëse” në orët e mëparshme ose të mëvonshme: të rezistosh do të jetë edhe më e vështirë.

Të japim diçka:

T’i thuash po një kënaqësie të vogël dhe të padëmshme mund të na ndihmojë t’i mbajmë të frenuara tundimet tona. Nuk mund të thuhet gjithmonë çdo gjë: në fund t’u rezistosh tundimeve nuk do të thotë të mohosh çdo lloj kënaqësie.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.