fbpx

Ja çka tha Steinmeier të marten në Prishtinë

Gjatë qëndrimit një ditor në Kosovë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier ka përkujtuar se “Gjermania dhe bashkimi Europian presin normalizimin e plotë të marrëdhënjeve mes Kosovës dhe Serbisë  përmes një kontrate që do ti obligonte të dyjat”.

“Kosova e Serbia e kanë të përbashkët perspektivën për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vendet që duan të jetësojnë politikat europiane në Bruksel duhet të kanë marrëdhënje të mira me fqinjte e tyre”, ka nënvizuar i pari i diplomacisë gjermane.

Ai foli edhe për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Gjykata nuk është favor që Kosova po ia bënë ndërkombëtarëve, po është favor/nder që vendi juaj po ia bën historisë dhe gjeneratave të reja”, ka potencuar Steinmeier sipas të cilit ‘Gjykata Speciale nuk është lajm i keq por i mirë”.

Sa i përket liberalizimit të regjimit të vizave Steinmeier ka pranuar se “Kosova ka shënuar përparim në përmbushjen e kritereve”, por ai nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të ndodhe ky liberalizim.

Steinmeier poashtu ka potencuar se ‘liberalizimi apo mos liberalizimi i regjimit të vizave nuk është parakusht për ata që duan të studiojnë në Gjermani.

“Vizat si për Gjermaninë ashtu edhe për vendet e Bashkimit Europian nuk janë pengesë që studentet e Kosovës të studiojnë jashtë”, ka thënë ai. “Ne me partnerët tanë kemi gjetur zgjidhje për studim në gjermani edhe pa liberalizim të vizave” ka përkujtuar Steinmeier.

Ndërkaq sa i përket perspektivës europiane të Kosovës në përgjithësi shefi i diplomacisë së Gjermanisë ka potencuar se “Kosova dhe institucionet e saj duhet të mbesin të përkushtuara në përmbushjen e kritereve që janë reshtuar në raportin e Progresit të Komisionit Europian për Kosovën. /infoglobi/v.b.