Ja çka i ofroi Mourinho Willianit

Ylli i Chelseat, Willian e pranon Jose Mourinho e donte atë në Manchester United.

Willian duke folur për mediat britanike, ka pranuar se ka pasur ofertë nga ‘Djajtë e Kuq’. Ai thotë se është i kënaqur kur klubet e admirojnë punën e tij.

I pyetur nëse ka pasur oferta, Willian tha: “Nga Manchester Unitedi, sepse atje është Mourinho”.

“Nga klubet e tjera nuk e di, por gjithmonë disa gjëra janë në internet, por unë jam i kënaqur kur dëgjojë se klube që e admirojnë punën time”, tha Willian.

Ai është duke bërë një sezon mjaft të mirë me Chelsean, skuadër më të cilën është në rrugë të mirë ta fitojë titullin e Premier Leagues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.