Ballina / Shkencë / Ja cili gjen i shkakton të thinjurat e flokëve
thinjat

Ja cili gjen i shkakton të thinjurat e flokëve

Sigurisht keni dëgjuar teori e shpjegime të shumta përse thinjen flokët.

Studimi i radhës i është ofruar shpjegimeve më të qëndrueshme.

Nga analizat që iu bënë më shumë se 6300 njerëzve nga pesë shtete të Amerikës Latine, kërkuesit shkencorë dolën në përfundimin se një gjen i quajtur IRF4 është ai që shkakton thinjen e flokëve, shkruan Daily Mail.

Ky gjen rregullon melaninën, pigmentin përgjegjës për ngjyrën e flokëve, të lëkurës dhe syve. Gjeni qëndron në kromozomin e gjashtë dhe mendohet se është i vetmi që shkakton thinjen e flokëve.

Njerëzit që kanë një gjen të tillë thinjen më shpejtë se të tjerët. Përveç gjenetikës, faktorë të tjerë që ndikojnë në thinjen e flokëve janë edhe stresi, duhani, faktorët mjedisorë, rrezet ultravjollcë dhe ndotësit e ajrit etj.

Autori kryesor i studimit dr.Kaustubh Adhikari, nga University College of London prononcohet për Daily Mail :

“Kemi njohur deri tani disa gjene që lidhen me ngjyrën e flokëve dhe rënien e tyre, por për herë të parë kemi identifikuar një gjen që shkakton thinje të flokëve tek njerëzit, si dhe gjene të tjera që ndikojnë tek forma e flokëve dhe dendësia e tyre”.

 

Check Also

Këto viruse mund të zhdukin qytetërimin

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Kontrollin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *