Ja cilat video ‘deepfake’ do të hiqen nga platforma Facebook

Facebook ndalon “deep fake”, domethënë videot e krijuara me një teknikë që shfrytëzon inteligjencën artificial për të mbivendosur dy fytyra në një video, duke krijuar kështu një shkëmbim identiteti dhe duke lejuar që një personi t’i vihen fjalë që nuk i ka thënë kurrë.

Kompania e Mark Zuckerberg, tashmë në fushë me projektin “Sfida e zbulimit të deep fake”, së bashku me të tjerë gjigantë, si Microsoft e Amazon, njoftoi se do të heqë nga platforma e tij përmbajtjet e manipuluara me qëllim gënjeshtrën, por duke ruajtur paroditë e satirat.

Përfaqësuesit e “Facebook”,  deklaruan se do të heqë videot “deepfake” dhe përmbajtje të tjera të manipuluara nga platforma, në përpjekje për të frenuar keqinformimin përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Deepfake” është një formë e medias që merr një imazh apo video ekzistuese dhe e zëvendëson me fytyrën e një personi tjetër duke përdorur inteligjencën artificiale. “Kjo politikë nuk përfshin përmbajtjet që janë parodike, satirike apo video që janë modifikuar për të ndryshuar vetëm për të hequr apo ndryshuar rendin e fjalëve”, thuhet në deklarimin e “Facebook”.

Gjiganti i rrjetit social tha për “Reuters” se nuk do të heqë videon e modifikuar që shfaqte kryetaren e dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi duke u ngatërruar me fjalët e saj. “Video e kryetares Pelosi nuk përputhet me standardet e kësaj politike dhe nuk do të fshihet. Vetëm videot e gjeneruara nga inteligjenca artificiale që i bën njerëzit të thonë gjëra fiktive, do të hiqen”, thuhet në deklarim, shkruan “scantv”.

Ndërkohë që zgjedhjet e Nëntorit 2020 në Shtetet e Bashkuara po afrojnë, platformat sociale kanë qenë nën presion për të trajtuar kërcënimin e “deepfake”, që përdor inteligjencë artificiale për të krijuar video tejet realiste, ku një person shfaqet duke thënë gjëra, që mund të jenë fiktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!