Ballina / Galeria / Ja cilat janë 10 shtetet më të reja të botës

Ja cilat janë 10 shtetet më të reja të botës

Nga viti 1990  e deri më sot harta e globit ka ndryshuar ngase asaj i janë bashkëngjitur 10 shtete të reja të cilat nuk kanë ekzistuar pas luftës së dytë botërore. Ju sjellim një pasqyrë të shkurtër se cilat janë ato shtete dhe kur u krijuan.

 

1 Sudani Jugor

U krijua më: 9 Korrik, 2011

Pas dhunës e cila me vite ka shkaktuar vrasje të shumta dhe ka lënë pa kulm mbi kokë mijëra familje, pjesa jugore e Sudanit ia doli të ndahet me rrugë paqësore nga shteti i atëhershëm Sudani. Paraprakisht , në janarin e vitit 2011 në jug të vendit u mbajt referendumi, ku banorët u deklaruan për pavarësi. Sudani ishte shteti i parë që ka njohur pavarësinë e shtetit ende më të ri të botës, Sudanin Jugor. Ai madje këte e njohu një ditë para shkëputjes, pra me 8 Korrik 2011.

Kosova

U krijua më:  17 Shkurt, 2008

Kosova ishte pjesë e ish Jugosllavisë, por pas dezintegrimit të saj ajo mbeti krahinë e Serbisë. Shumica e banorëve të Kosovës janë shqiptarë. Nga vitet 90 -ta, kur lideri i Serbisë, Sllobodan Millosheviqi, suspendoi institucionet e Kosovës, banorët e saj u vetëorganizuan, duke krijuar sistemin e vet të shëndetësisë dhe të arsimit. Më 1998/ 1999 lufta shpërtheu mes forcave ushtarake e policore të Serbisë dhe ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftës i dhanë fund trupat e NATO-së, të cilat kanë ndërhyrë nga ajri kundër caqeve ushtarake të erbisë, për ti dhënë fund katastrofës humanitare që kishte shkaktuar lufta si dhe vuajtjes së popullatës civile. Nga qershori 1999 Kosova administrohej nga OKB-ja, kurse në vitin 2008 ajo shpalli pavarësinë e mbikqyrur nga bashkësia ndërkombëtare. Sot me vendin qeverisin institucionet e tij , me përjashtim të veriut ku institucionet e Kosovës ende nuk e kanë shtrirë pushtetin e tyre në tërësi. Kosovën deri sot e kanë njohur mbi 100 shtete të botës, por nuk e ka njohur ende Serbia.


Serbia

U formua më: 5 Qershor, 2006

Serbia u shpall shtet i mvetësishëm pas ndarjes së Malit të Zi nga ajo shteti ‘Serbia e mali i Zi’. Maili i Zi u nda pas referendumit ku shumica e banorëve votoi për pavarvsimin nga serbia. Dy entitetet kanë bashkëjetuar mbi 80 vjet. Si Kosova, ashtu edhe Serbia, pas ndarjes nga Mali i Zi, u shndërrua në shtet pa dalje në det.


Mali i Zi

U formua më: 3 Qershor, 2006

Në referendumin e mbajtur në territorin e ish republikës jugosllave Mali i Zi, në maj të vitit 2006, 55 % e banorëve votuan për ndarjen e Malit të Zi nga Serbia.


Timori Lindor (Timor-Leste)

U formua më: 20 Maj, 2002

Pas luftës gati 25 vjeçare në Indonezi banorët e ujëdhesës së banuar kryesisht me krishterë , më 30 gusht mbajtën referendumin e pavarësisë dhe u deklaruan për ndarje nga shteti më i madh Islamik në Azi e Pacifik, Indonezia. Rezultati i referendumit shkaktoi gjakëderdhje edhe më të madhe dhe bëri që OKB të vendos Misionin paqëruajtës për të vendosur paqen. Me 20 Maj 2002, Timori Lindor shpalli pavarësinë nga Indonezia. Timor Lindor dhe Indonezia sot janë partnerë të ngushtë ekonomik.


Palau

U formua më: 1 Tetor, 1994

Pas luftës së dytë botërore, ujëdhesat Caroline Islands (ujëdhesa të pacifikut në veri të Guinesë) administroheshin nga SHBA-të dhe OKB-ja. Më 1979, ai vendosi që të mos i bashkëngjitet Federatës Micronesiane , kurse më 1981, Palau miratoi Kushtetutën e tij. Më 1982 Palau nënshkruan ‘Asociacimin e Lirë’ sipas të cilit mbetet nën përgjegjësitë dhe mbrojtjen e SHBA-ve për 50 vjet. Ai është shpallur shtet i pavarur më 1994, por ate nuk e kanë njohur numër i madh i shteteve.


Eritrea

U formua: 25 Maj, 1993

Konfederate e Eritresë dhe Ethiopisë njihej si Konferederatë në të cilën eritreanët kanë përjetuar diskrimin e dhunë të vazhdueshme që nga viti 1952. Përleshjet më të mëdha janë regjistruar më 1991. Pas ‘vizës’ së OKB-së si monitorues i përpjekjeve për liri të banorëve të Eritresë, banorët e shpallën vendin të pavaruir dhe u ‘divorcuan’ nga Etiopia në vitin 1993.  Eritrea u bë anëtare e OKB-së po atë vit.


Republika Çeke dhe Sllovakia

U themeluan më : 1 Janar, 1993

Më 17 Nëntor, 1989, protesta e njohura i paraprinë rënies së komunizmit në shtetin e dikurshëm Çekosllovakia. Në Qershor 1992, Parlamenti i Sllovakisë votoi për ndarjen nga Çekosllovakia, dhe formimin e shtetit të pavarur e sovran – Sllovakinë.  Federata uu shpërbë formalisht dhe me rrugë paqësore më 1 janar, 1993.


Micronesia

U themelua më : 17 shtator, 1991

Micronesia ishte pjesë e Territorit të besimit të ujëdhesave të Pacifikut që administrohej nga SHBA-të dhe OKB-ja. Vendi formoi qeverinë e tij kushtetuese më 10 Maj , 1979, kurse më 3 Nëntor të vitit 1986, pavarësia ngeli në Marrëeshjen e Asociacionit të Lirë me SHBA-në. Nën këtë Marrëveshjeme 17 Shtator 1991 ajo u shpall shtet i pavarur, por nën mbrojtjen e SHBA-ve për 50 vitet e ardhshme.

Provo po ashtu

universi

Shkencëtarët: Ja ku ka jetë aliene

Jeta mund të jetë duke lulëzuar në një numër botësh oqeanike në sistemin tonë diellor. …