Ballina / LIFESTYLE / Ja çfarë kanë thënë për vdekjen në momentet e fundit të jetës

Ja çfarë kanë thënë për vdekjen në momentet e fundit të jetës

Shumë prej njerëzve të mëdhenj, në prag të vdekjes kanë thënë fjali qesharake, të tjerë e kanë sfidur atë.

Ja disa prej tyre :

Jim Harkins, aktor: “Dua të vdes i qetë në gjumë, ashtu si gjyshi im, e jo duke bërtitur si udhëtarët në autobusin e tij”!

Spike Milligan, komedian britanik: “Jua kisha thënë shumë qartë që jam i sëmurë”!

Humphrey Bogart, aktor: “Nuk duhej të kisha kaluar nga uiski te martini”!

Andrew Bredford, botues amerikan: “Zot, më fal për gabimet drejtshkrimore që kam bërë”!

Dominique Buur, gjuhëtar francez: “Tani unë “jam duke vdekur”, ose “po vdes”. Të dyja gjuhësisht janë në rregull”!

Hunter Thompson, shkrimtar: “Le të qetësohemi, kjo nuk dhemb”!

Groucho Marx, komedian amerikan: “Kështu nuk jetohet”!

John Sedgwick, gjeneral amerikan gjatë Luftës Civile: “Nga kjo distancë nuk mund ta godisni as elefantin”!

Pjetri i Madh, sundimtar rus: “Jepini gjithçka…” (fjalia e tij nuk ka mbaruar, ndaj është enigmatike)!

Hector Hugh Munro, oficer britanik: “Fike atë dreq cigare”

Nostradamusi, parashikues francez: “Nesër nuk do të jem”!

Alfred Hitchcock, regjisor anglez: “Njeriu kurrë nuk e dika fundin. Duhet të vdes që të shoh se ç’ndodhë pas”.

Thomas Hobbes, filozof anglez: “Po ta kisha botën pronë do ta jepja vetëm që të jetoja edhe një ditë”

Henry Ward Beecher, klerik amerikan: “Tani po vjen misteri”!

Check Also

Njihuni me dy lulet e mrekullisë

Shkencëtarët në Kili kanë zbuluar molekula tek dy lloje lulesh që rriten në Antarktidë dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *