Ballina / KURIOZITETE / Ja banorja më e vjetër e Maqedonisë

Ja banorja më e vjetër e Maqedonisë

Shkupjania Alide Memedi (fshati Hasanbeg), e cila ka festuar ditëlindjen e saj të 113-të, është banorja më e vjetër e Maqedonisë.

Ajo gjatë jetës së saj vetëm një herë ka shkuar në mjek për shkak të problemit me presionin e gjakut, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.

Ushqehet dhe flen në mënyrë normale, ndërsa ka problem vetëm me të mbajturit mend, por kjo nuk është kushedi se çfarë problemi duke u bazuar në vitet që ka, shkruan Dnevnik.