Ballina / LIFESTYLE / Ja 4 arsyet përse një njeri narcist nuk është i aftë të mbajë një lidhje serioze

Ja 4 arsyet përse një njeri narcist nuk është i aftë të mbajë një lidhje serioze

Narcizmi është një çrregullim personaliteti që i bën njerëzit të mendojnë se janë superior ndaj të tjerëve !

Ndonëse në dukje janë njerëzit më brilantë që mund të takoni, që rrezatojnë pozitivitet, në të vërtetë gjithçka rreth atyreve njerëzve është një farsë pasi qendra e botës së tyre është uni !

Te krijuarit një marrëdhënie me një njeri të tillë është thuajse e pamundur !
Studimet tregojnë se ky çrregullim trajtohet përmes terapive, por këta njerëz e kanë të vështirë të mbajnë një lidhje të shëndoshë pasi u mungon empatia si dhe tipare të tjera të nevojshme për të patur një lidhje serioze. Ja 4 shenjat treguese të një narcisti.

1. Në një marrëdhënie me një narcist nuk ka 2, por vetëm 2

Shumica e eksperimenteve që kanë studiuar lidhjen narcizëm / marrëdhëni kanë zbuluar që narcisistët janë të paaftë t’i shohin apo t’i projektojnë planet e tyre në çift. Reagimi i ulët emocional dhe mungesa e ndjeshmërisë janë automatike, më shumë sesa një zgjedhje e vetëdijshme. Kjo do të thotë se nuk është faji i tyre – është thjesht se si truri i tyre manifeston këtë çrregullim.

2. Ata janë manipuluese.Për të kënaqur nevojën e tyre për mbizotërim, narcisisti vazhdimisht dhe automatikisht do të bëjë gjithçka është e mundur për të marrë atë që do nga partneri. Ata janë manipulues dhe janë të dashur vetëm atëherë kur kanë interes dhe duan të përfitojnë !

3. Ata kanë tendencë të jenë abuzive.Për shkak të egos së tyre të brishtë dhe nevojës për mbizotërim, narcisistët shpesh do t’i përgjigjen refuzimit me dhumë qoftë fizike, mendore apo emocionale.

4. Ata nuk kanë besim tek njerëzit e tjerëNjë narcisist mund të jetë i ndjeshëm, por duke mos e vënë asnjëherë veten në vend të tjetrit, nuk ka për t’ju kuptuar asnjëherë ! Gjithçka sillet rreth tyre duke menduar se ata janë qendra e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.