Ballina / Tech këshilla / Ja 15 fshehtësitë e telefonave të mençur

Ja 15 fshehtësitë e telefonave të mençur

Të posedosh një telefon të mençur nuk do të thotë se di çdo gjë për te. Telefonat e kompanisë Apple, apo iPhone nuk bëjnë përjashtim nga kjo. Për ata që duan të dinë më shumë për të le të ‘rishikojnë’ këshillat e mëposhtme për ta zgjeruar diapazonin e diturisë për iPhone dhe për të zgjeruar mundësitë e përdorimit të tij.

 

  1. Kalendari javor

Nëse dëshironi të shikoni kalendarin sipas javëve, atëherë duhet të hapni këtë aplikacion dhe të shfletoni në të djathtë ose në të majtë pjesët numerike të kalendarit. Nëse shfletimin e bëni nga lartë poshtë ose nga poshtë lartë atëherë do të keni qasje tek kalendari sipas orëve. Mbani mend, për këtë iPhone i juaj duhet të ketë iOS 5-shin.

fshehtesite e celularit 1

  1. Nofkat (nicknames)

Doni të shtoni nofkat tek lista e kontakteve të juaja me qëllim që Siri ti regjistrojë drejt ato?. Është fare e lehtë. Hapeni ‘kontaktin’ për të cilin doni të memoroni nofkën. Mund të jetë edhe kontakt i ri. Shtypni butonin ‘edit’  e pastaj shtypni ‘Add’ field’.  Në fund do të ju shfaqet opcioni ‘nickname’ (nofka) . Regjistrone!!!

fshehtesite e internetit 14

  1.  Fotografi perfekte
    Duhet pak mund. Mos fotografoni me një dorë. Vini në përdorim të dy duart! Me njërën mbane iPhone-in e me tjetrën realizone fotografinë duke shtypur pullën e zërit ‘+’. Natyrisht para kësaj ju duhet të keni të hapur aplikacionin për fotografim. 

    fshehtesite e internetit 13

    12. Shkarkimet automatike

    Në rastin më të mirë ju i sinkronizoni aparatet e iOS , nëse keni më shumë se një apo dy syresh. Që ta arrini këtë shkoni në ‘settings’ pastaj ‘store’ , pastaj selekciononi muzikën, aplikacionet e ndryshme ose librat. Kjo do të sinkronizojë të gjitha fushat që keni përzgjedhur dhe ato do të shfaqen njëlloj në të gjitha aparatet e juaja të iS-it.

    fshehtesite e celulareve 12

     Shkarkimet automatike

 

  1. Shfletim i shpejt i fotografive

Nëse dëshirni ti shikoni fotografitë e fundit në kohën kur ende jeni duke fotografuar, atëherë rrëshqitni me gisht nga e majta në të djathtë derisa e keni kamerën të hapur.

fshehtesite e celularit 11

  1. Fotografimi me ndihmën e ndëgjueseve

Kjo mënyrë nuk dallon shumë nga mënyra e sipërme. Këtu duhet të shtypni shenjën ‘+’ të kontrollit të zërit në dëgjojset e juaja. Mos harroni, këtë duhet ta bëni vetëm kur e keni të hapur aplikacionin e ‘kamerës’, në të kundërtën nuk funksionon.

fshehtesite e celularit 10

  1.  Shkurtesat

Do ta keni më lehtë nëse krijoni shkurtesat për fjalët që shkruani më së shpeshti. Kjo do të ju kursej kohën sepse në vend që të shkruani vazhdimisht fjalët apo fjalitë ju mund të përdorni shkurtesat.  Shkoni në ‘settings’ pastaj ‘general’ dhe në fund ‘keybord’. Ju shfaqet fotoja e mëposhtme. Tek ‘phrase’ shkruane fjalinë për të cilën dëshironi ta memoroni shkurtesën. Nën te shënoni shkurtesën. Pas kësaj nuk keni nevojë më të shkruani fjalinë, ju mjafton të shënoni shkurtesën e që përdoruesit të cilit i dërgoni, fjala bie mesazhin, ti shkoj fjalia juaj e plotë.

fshehtesite e celularit 9

  1. Si të arrini më shpejt te aplikacini ‘kamera’ ?

Nëse telefoni juaj është i mbyllur, do të arrini më shpejt tek kamera nëse shtypni dy herë butonin ‘unlock’ . Si ta bëni këte në anën e djatht ju shfaqet ikona e kameres. Futuni në te. iPhone i juaj është i gatshëm për të fotografuar.

fshehtesite e celularit 8

  1. Shkronjat e mëdha/ Shkronjat e vogla

Shtyp dy herë butonin SHIFT  (shigjeta në pjesën e poshtme të fotos – ana e majtë). Kur ajo është e kaltërt shkronja është e madhe.

fshehtesite e celularit 7

  1. Shkronja ë (shkronjat tjera)

Nëse dëshironi të përdorni shkronjën ‘ë’ mbane të shtypur shkronjën ‘e’. Sipër saj ju shfaqen karakteret tjera . Rrëshqitni me gisht deri tek karakteri ‘ë’. Të njejtën gjë mund ta bëni me shkronjën ‘c’, nga e cila në të njejtën mënyrë mund të nxjerrni shkronjën ‘ç’ .

fshehtesite e celularit 6

  1. Shënimi/regjistrimi i e mailave (Flagging Emails)

Hapeni ‘inbox-in’ dhe selektoni e mailin të cilin dëshironi ta veçoni. Markone dhe shtypni flamurin.

fshehtesite e celularit 5

 

  1. Fjalori 

Keni vështirësi të kuptoni ndonjë fjalë. Selektone si më poshtë në fotografi. Mbajeni për pak çaste dhe shtypni ‘define’. Rezultatet do jen aty me të gjitha sqarimet e nevojshme.

fshehtesite e celularit 4

  1. Aktivizone asistentin ‘Siri’

Shkoni në ‘settings’, pastaj ‘general’ para se të përzgjedhni asistentin e juaj Siri.  Kj ju mundësonë që të thirrni Siri -në për ndihmë . Bëjani ndonjë pyetje dhe ofrone telefonin pranë veshit të dëgjoni përgjigjen/ ndihmën që ai ua ofron.

fshehtesite e celularit 3

  1. Lexoni konfirmimet

Dëshironi knfirmimin sa herë që ndonjë mik/mikeshë lexon e mailin tuaj ??? Edhe kjo është e mundshme. Shkoni në ‘settings’ pastaj ‘messages’ dhe selektoni ‘send read receipts’. Pas kësaj, sa herë të dërgoni e maila ju do të jeni në dijeni se a e ka hapur e mailin apo ende nuk e ka lexuar të njejtin miku/mikesha të cilit ia keni dërguar mesazhin.

fshehtesite e celularit 2

  1. Lista e leximeve

Brauzeri Safari ka brenda vetës mundësinë e hapjes së teksteve pa reklamat, të cilat jo rrallë janë bukur të bezdisshme. Nëse e selektoni mundësinë ‘reader’ në ‘Safari’, tekstet që do të shfaqen në ekran d jenë më të pastra dhe në to nuk do të shfaqen reklamat e të tjerëve. /infoglobi/v.b.

fshehtesite e celularit 1