Ballina / BOTA / Izraeli shkatërron tunelin më të gjatë të Gazës
tuneli irzrael gaza

Izraeli shkatërron tunelin më të gjatë të Gazës

Ushtria izraelite ka shkatërruar një tunel të madh të gërmuar nga militantët që arritën në Izrael nga Rripi e Gazës.

Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman tha se ishte tuneli më i gjatë dhe më i thellë i llojit të tij që Izraeli kishte zbuluar.

Një zëdhënës ushtarak tha se ishte gërmuar që nga lufta e Gazës në vitin 2014, kur Izraeli shkatërroi më shumë se 30 tunele, të cilat thuhej se ishin të destinuara për sulme.

Izraeli po përdor masa të sofistikuara për të penguar tunelet e gërmuara nga militantët.

Zëdhënësi ushtarak Lt Kol Jonathan Conricus tha se tuneli ishte gërmuar nga Hamasi dhe filloi në zonën e Jabaliya në Rripin Verior të Gazës. Ai u shpreh se tuneli depërtoi disa metra në Izrael në drejtim të Nahal Oz, por nuk kishte dalje, raporton BBC.

“Tuneli shtrihej disa kilometra në Gaza dhe lidhej me tunele të tjera nga të cilat mund të niseshin sulmet”- shtoi ai.

Izraeli e ka shkatërruar tunelin gjatë fundjavës, sipas ushtrisë.

Check Also

erdogan turqia

Turqia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti i Turqisë votoi të mërkurën për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë vend …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *