Izraeli e kërcënon me luftë Zelandën e Re

Kryeminsitri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i është kërcënuar Zelandës së Re.

Netanyahu ka porositur ministrin e Jashtëm të Zelandës së Re se “përkrahja e rezolutës së OKB-së kundër Izraelit nga ana e vendit të tij, do të thotë “deklarim lufte”.

Në seancën e fundit , Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar një rezolutë , me të cilën bota dënon ndërtimet e vendbanimeve izraelite në tokën e okupuar në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Kjo Rezolutë i cilëson ndërtimet si shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare dhe i kërkon Izraelit që menjëherë dhe plotësisht t’i ndalojë të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me ndërtimet e vendbanimeve në tokën e okupuar palestineze.

Ky ishte shkaku që Netanyahu i ka telefonuar ministrit të Jashtëm të Zelandës së Re, Murray McCully, të cilin e porositi që të mos e përkrahë dhe mos ta promovojë këtë dokument që Kryeministri i Izraelit e cilësoi si ‘vendim skandaloz’.

“Nëse vazhdoni ta promovoni këtë rezolutë, atëherë ne do ta shohim si deklarim lufte. Do të ketë pasoja,” raportohet të ketë thënë gjatë telefonatës Netanyahu, sipas të përditshmes “The Standard”. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.