Izolohen xhudistet e Kosovës, shkak korinavirusi

Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo prej të hënës është në karantinë. Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka për sajtin zyrtar të KOK-ut.

Xhudistët dhe trajneri Kuka janë izoluar në sallën e xhudos së klubit Ippon në Pejë.

“Prej sot ekipi olimpik është në karantinë, që do të thotë se do të izolohet dhe do të shmang kontaktin me njerëz tjerë. Do të jenë dhjetë persona që do të qëndrojnë, ushqehen e stërvisin së bashku deri në një moment tjetër. Të gjithë do të jenë në karantinë te salla ku stërvisim”, ka theksuar Kuka. Ai pret që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të shtyhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.