fbpx

Itali: Zjarr në aeroport, anulohen fluturimet

Aeroporti ndërkombëtar i Fiumicino-s u përfshi nga flakët gjatë mesnatës.

Incidenti i ndodhur  shkaktoi kaos në ambientet e aeroportit ndërkohë që nisi menjëherë evakuimi i punonjësve dhe qytetarëve.

Për shkak të incidentit të gjitha udhëtimet Tiranë-Romë me avion u anuluan. Deri më tani janë anuluar dy udhëtime Romë-Tiranë, të parashikuara për t’u nisur nga Tirana në 11:40 dhe i dyti në 11:45.

Gjithashtu janë anuluar fluturimet e dy avionëve që pritej të mbërrinin nga Roma në aeroportin e Rinasit në orën 10:50 dhe në 11:05, transmeton shekulli.

Zjarri ka rënë rreth orës 01:15 pas mesnate, sipas “Corriere” shkak është bërë një shkëndijë elektrike në Terminalin Nr.3, ndëkohë që nuk përjashtohen dhe shkaqet e tjera. Nga ngjarja mësohet se u asfiksuan vetëm tre persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Situata në aeroportin italian ende nuk është stabilizuar për të vazhduar normalisht fluturimet dhe shërbimin ndaj pasagjerëve. Flakët deri më tani kanë shkrumbuar 400 metër katrorë brenda sipërfaqes së aeroportit u dogjën.

Autoritetet italiane kanë deklaruar se aeroporti do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në orën 14:00, ndërkohë që kthimi në normalitete pritet të kërkojë disa ditë.