Ballina / Biznes / Karrierë / Itali: OneCoin gjobitet me 2.6 milion euro

Itali: OneCoin gjobitet me 2.6 milion euro

Gjoba erdhi pak muaj pasi grupi ishte përpjekur të mbyllte operacionet e disa kompanive të lidhura me OneCoin.

Autoritetet Italiane gjobitën një grup kompanish të cilat promovonin OneCoin, një skemë investimi në monedha dixhitale e cila besohet se është një mashtrim.

Gjoba prej 2.59 milion Euro u aprovua nga Autoriteti i Italian i Konkurrencës, një organizatë e cila mbështetet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Gjoba erdhi pak muaj pasi grupi ishte përpjekur të mbyllte operacionet e disa kompanive të lidhura me OneCoin.

Kompanitë u sanksionuan për përdorimin e taktikave të skemave piramidale dhe mashtrimin e investitorëve përmes materialeve promocionale dhe evenimenteve.

“Përhapja e OneCoin u bë përmes një skeme piramidale ku rekrutimi i konsumatorëve të rinj ishte qëllimi i vetëm i aktivitetit të shitjeve dhe inkurajohej përmes disa bonuseve. Blerja e trajnimeve përmban një tarifë të detyrueshme për tu bërë pjesë e sistemit si dhe rekomandimi i produktit dhe përfitimeve të tij tek konsumatorët e tjerë,” shprehej IAA.

Italia është vendi më i fundit Evropian i cili imponon penalitete kundër kompanive që promovojnë OneCoin. Kjo monedhë e ashtuquajtur “monedhë dixhitale” shitet përmes pakove tek investitorët të cilët mund ti këmbejnë në monedha.

Investitorët vazhdimisht inkurajohen për të ftuar të tjerë të blejnë këto pako duke shtuar zërat se OneCoin është një skemë Ponzi.

Gjatë muajit Prill, rregullatorët gjermanë në mënyrë efektive adresuan këtë skemë. Zyrtarë në Belize, Indi, Vietnam dhe vende të tjera të botës kanë marrë masa kundër OneCoin muajt e fundit.

Provo po ashtu

Kristalina Georgieva, fmn

Kristalina Georgieva, kandidatja e vetme për ta drejtuar FMN-në

Numri dy aktual i Bankës Botërore, bullgarja Kristalina Georgieva, është e vetmja në radhë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.