Ballina / BOTA / Itali: Me operacionin 'Martesa' kundër ISIS-it

Itali: Me operacionin 'Martesa' kundër ISIS-it

Autoritetet italiane kanë nisur në orët e para të ditës së sotme një operacion të gjerë antiterrorist të shtrirë në Milano, Bergamo, Grosseto dhe në një qytet të Shqipërisë, i cili ka rezultuar me arrestime të shumta, në mesin e tyre edhe të pesë shqiptarëve.

Lajmi njoftohet nga mediat italiane. Sipas tyre, operacioni i koduar shqip, “Martesë”, synon të godasë një grup ekstremistësh që rekrutonin luftëtarë për ISIS-in.

Në total, sipas të njëjta burimeve, janë të përfshirë 10 persona. Bëhet fjalë për katër shtetas italianë, pesë shqiptarë dhe një kanadez.

“La Repubblica” shkruan në versionin e saj online se operacioni “Martesë” është rezultat i një hetimi që ka nisur që në muajin tetor, kur një shtetase italiane iu bashkua ISIS-it bashkë me të shoqin e saj.

Provo po ashtu

daka e thaçi

Thaçi kërkon nga Daka përgatitjet teknike për zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.