itali maskat

Itali: Gjobë deri 1 mijë euro për ata që nuk mbajnë maskë

Gjobë nga 400 deri në një mijë euro për ata që nuk respektojnë detyrimin për të mbajtur maskë në ambiente të hapura. Kjo është ajo që parashikon qeveria italiane në lidhje me përforcimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Gjoba më të rënda nga 500 deri në 5 mijë euro dhe arrest nga 3 deri në 18 muaj për ata që shkelin karantinën, janë dënimet parashikuara në dekretin e qeverisë italiane. Sipas dekretit edhe vendet që nuk zbatojnë protokollin shëndetësor rrezikojnë gjobë nga 400 deri në një mijë euro përveç mbylljes së biznesit nga 5 deri në 30 ditë.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se nesër pritet një vendim i Këshillit të Ministrave italianë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar, e cila skadon më 15 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.