Ballina / KOSOVA / Istrefi: Mund të na padisin, por nuk kanë bazë ligjore. Telekomi është pronar i numrave
bedri istrefi

Istrefi: Mund të na padisin, por nuk kanë bazë ligjore. Telekomi është pronar i numrave

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi është optimist për të ardhmen e ndërmarrjes, por nuk e mohon se kompania dikur më profitabile e Kosovës ka pasur nevojë pë një menaxhim ndryshe , siç ka pasur nevojë për ndihmën e shtetit.

Istrefi mohon të ketë pasur presion nga politika. “Unë vetë i kam bërë presion politikës që të na ndihmojë, por jo çdo herë kam hasur në mirëkuptim”.

Sipas tij “institucionet e Kosovës kanë ofruar garanci kreditore për LIMAK-un, por nuk kanë dashur të ofrojnë garanci të tillë për Telekomin, sado që nga ne kanë marrë para”.

Sa të jem unë këtu Telekomi nuk do të falimentojë. Nuk ka qeveri në botë që do të falimentonte institucionet e saj, ka deklaruar në emisionin “Debat” në RTK,  Bedri Istrefi.

Sa i përket shkëputjes së partneritetit 10 vjeçar me “Z-Mobile”, Istrefi shpaloi se “nuk ka më kthim prapa”.

“Ne kemi qenë në kulmin e negociatave që të gjejmë zgjidhje, ndërkohë që ata shkelën mirëbesimin dhe na dërguan tek përmbaruesi. I kemi propozuar Dardafonit që borxhin ndaj kompanisë së tij ta paguajmë me këste, por oferta jonë nuk u pranua, kështu që tash sfida kryesore mbetet si ta menaxhojmë tranzicionin që mund të zgjatë nga 30 deri në 120 ditë dhe në mënyrën që mos të dëmtohen konsumatorët. Jani mbi 226000 numra që janë aktiv”.

I pyetur se çfarë do të bëjë Telekomi tani që nga “Z Mobile” ka paralajmërime se do të ngrejnë padi ndaj tij, Istrefi theksoi se “askend nuk mund ta ndalë që të ngrejë padi, por baza ligjore për diçka të tillë nuk ekziston”.

“Numrat e telefonave i janë dhënë në shfrytëzim. Pra Dardafoni, përkatësisht “Z Mobile” nuk është pronar i tyre. Pronar i numrave është Telekomi, prandaj nuk ka bazë ligjore që dikush të na paditë mbi këte bazë”, ka theksuar Istrefi.

Mes tjerash ai ka deklaruar se kontrata me “Z Mobile” nuk është e vetmja që është shkëputur prej kur Istrefi e drejton Telekomin.

“Rreth 600 mijë euro i kemi kursyer vetëm nga shkëputja e kontratave për marketing në portale. E janë shkëputur edhe shumë kontrata tjera”, ka deklaruar Bedri Istrefi në emision Debat e moderuar nga Ridvan Berisha në RTK . /infoglobi/e

Provo po ashtu

Edhe Gjermania e do një përfaqësues të posaçëm në dialog

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, janë për kthimin në tavolinën e bisedimeve dhe pajtimit, Kosovë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.