lajmi, infoglobi

Istog : Tri vajza vdesin në një aksident

Tre persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Istog – Pejë. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të njërës nga veturat.

Rreth orës 23:00, mbrëmë në magjistralen Istog – Pejë, përkatësisht në fshatin Baicë janë përplasur dy vetura. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia.

Si pasojë, tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe pasagjerët tjerë.

Viktimat u dërguan në spitalin e Pejës ku u konstatua nga mjeku kujdestar se dy femra janë pa shenja jete, ndërsa, njëra nga to ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Trupat e pajetë me urdhër të prokurorit u janë liruar familjarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!