Ballina / KOSOVA / Me 14 vota më shumë Rugova fiton Istogun, por AAK kërkon rinumërimin
Haki Rugova

Me 14 vota më shumë Rugova fiton Istogun, por AAK kërkon rinumërimin

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut, Haki Rugova, ka fituar garën për kryetar të Istogut.

Rugova ka fituar me 14 vota diferencë kundrejt kundërkandidatit të tij nga AAK, Gani Dreshaj.

Kryetari i deritanishëm i Istogut ka qenë duke prirë me 75 vota pas numërimit të votave të rregullta dhe kjo epërsi është thelluar edhe më shumë.

Gani Dreshaj i AAK-së e ka quajtur të papranueshme rezultatin e KQZ-së që sot nxori fitues Haki Rugovën e LDK-së, për komunën e Istogut.

Sipas tij mënyra e veprimit të KQZ-së është skandaloze.

“Istogu dy herë ka votuar për fitoren tonë. Një herë lejuam që të na vidhet fitorja, më kjo nuk do të tolerohet. Rezultatet që KQZ i nxori sot janë tërësisht të papranueshme dhe mënyra se si vepron KQZ është skandaloze” ka shkruar në Facebook Dreshaj, sipas të cilit ” mbrëmë Istogu festoi shlirimin e dytë nga bandat e LDK-së pas rezultateve zyrtare tonat që ishin të konfirmuara edhe në faqen e KQZ-së”.

Dreshaj ka shtuar se “presioni i LDK-së bëri që rezultatet të ndërrohen pa asnjë shpjegim, madje KQZ nuk pati asnjë kërkim falje për “gabimet” që thanë se i kanë bërë”.

Ai ka kërkuar që votat e të gjitha kutive të rinumërohen.

Po kështu, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas numërimit të votave me kusht, ku kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës doli fitues me 14 vota përballë Gani Dreshajt të Aleancës.

Sipas njoftimit të AAK-së, ky subjekt “e vlerëson të papranueshëm ndërrimin e rezultateve” nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për AAK-në, fitues i zgjedhjeve në Istog është Gani Dreshaj, i konfirmuar dy herë me votë të qytetarëve por i rrëzuar në tavolinat politike të KQZ-së dhe Gjykatave.

“AAK do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar rinumërim të të gjitha kutive të votimeve në komunën e Istogut dhe të vendos vullnetin e qytetarëve në vend”, thuhet në një deklaratë të AAK-së.

Në këtë komunikatë AAK rikujton për të gjithë akterët e tavolinave politike se Istogu, nuk i takon me ”tapi” asnjë grupacioni politik, por qytetarëve të Istogut të cilët dy herë konfirmuan vullnetin e tyre për Gani Dreshaj si kryetar komune, dhe Aleanca do të kujdeset që ky vullnet të vihet në vend.

Ndërkaq, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur kësilloj rezultati në zgjedhje.

Këtë reagim, Daka e bëri pas përfundimit të numërimit të votave me kusht dhe me postë çka edhe bëri që përfundimisht Haki Rugova të fitojë Istogun.

 

Provo po ashtu

TCH: Lëvizja e lirë është ide që gëzon mbështetjen e të gjithë partnerëve të shqiptarëve

Ideja e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Kosovës është e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.