KQZ
KQZ

Istog: Dalja në votime deri në ora 15 mbi 28 për qind

Në komunën e Istogut po zhvillohet rivotimi për kryetarin e ri të kësaj komune.

Gara zgjedhore për kryetar të Istogut po zhvillohet ndërmjet kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, dhe kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në konferencën për media ka bërë të ditur se deri në orën 15.00 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 14,160 votues apo 28.81 për qind.

“Ju njoftojmë se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë parregullësi”, theksoi Daka.

KQZ-ja fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në komunën e Istogut që shfrtyëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre.

Në komunën e Istogut janë hapur 23 qendra votimi me 63 vendvotime. Numri i komisionarëve të angazhuar në këto vendvotime është 441.

Numri i qytetarëve më të drejtë vote në komunën e Istogut është 49 mijë e 150 votues.

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për media bënë të ditur se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për përcjelljen e rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

“Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor”, thuhet në komunuikatën lëshuar për media.

Rivotimi në komunën e Istogut po mbahet pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila i pati pranuar si të pabaza ankesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila kishte kërkuar që të anulohen votat me postë dhe të mos ketë rivotim.

Pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë, kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Haki Rugova kishte humbur kryesimin, çka kishte sjellë përmbysjen e rezultatit, duke e vënë Gani Dreshajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës fitues në Istog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!