Ballina / KOSOVA / Ismaili për QKUK: Është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri
qkuk

Ismaili për QKUK: Është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se pritjet e qytetarëve në QKUK për tomografi tashmë kanë marrë fund, pasi që është aktivizuar shërbimi para dhe pas dite.

“Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri, në QKUK. Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj për një tomografi që t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimeve të tyre.”, ka shkruar ndër tjera Ismaili në Facebook.

Ai shtoi se kjo do të shkurtojë edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do t’i mbrojë ata nga shpenzimet e larta financiare.

Provo po ashtu

tirane

Shqipëria dhe Kosova renditen shumë ulët sa i takon të ardhurave

Dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen shumë ulët sa i takon të ardhurave. Si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.