Ballina / KRYESORE / Ismail Kadare nderohet nga amerikanët me çmimin “Neustadt 2020”
ismail kadare, shqiperia, amerika, amerikanet, Neustadt 2020, pirze nobel, nobeli per leteresi

Ismail Kadare nderohet nga amerikanët me çmimin “Neustadt 2020”

Ndërsa po sot përmes 20 fletëve të vendosura në hyrje të Ambasadës Suedeze në Prishtinë është dërguar mesazh nga qytetarët e Kosovës për mospajtim ndaj vlerësimit të autorit austriak Peter Hanke me çmimin Nobel

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është laureati i 26-të i çmimit të njohur ndërkombëtar për letërsi,“Neustadt 2020”. Ky çmim vlerëson arritjet letrare në mbarë botën.

Për Kadarenë shkruhet: “Ai është romancier, poet, eseist shqiptar i cili u bë i njohur në Shqipëri me forcën e tij poetike si dhe me romanin e tij të parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1963”.

Ky çmim e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe juria e tij përbëhet nga autorë të vlerësuar ndërkombëtarë. Fituesit i dhurohet 50.000 dollarë, një pendë shqiponje argjendi si dhe një certifikatë.

Përmes 20 fletëve të vendosura në hyrje të Ambasadës Suedeze në Prishtinë është dërguar mesazh nga qytetarët e Kosovës për mospajtim ndaj vlerësimit të autorit austriak Peter Hanke me çmimin Nobel.

Ne to paraqitën fotografi dhe shkrime për krimet e Sllobodan Milloshevicit në Kosovë, nisur nga fakti që Hanke është cilësuar si përkrahës i “kasapit të Ballkanit”.

Ndërsa, pas reagimeve të jashtëzakonshme që shkaktoi dhënia e Nobelit të sivjetshëm të letërsisë shkrimtarit Peter Handke, një përkrahës i regjimit të Sllobodan Milloshevicit, foli dhe Akademia Suedeze.

Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, tha për New York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”.

CNN-i po ashtu kërkoi një koment lidhur me vendimin polemizues, jehona negative e të cilit, vazhdon ende. Përgjigja që mori gjigandi mediatik amerikan ishte se “asnjëherë nuk i komentojmë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet që zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Romani i parë debutues i Handke “Die Hornissen” u botua në 1966, dhe vepra e tij e vitit 1970 “Die Angst des Tormanns beim Elfmeter”, u kthye në film nga regjisori i njohur gjerman Wim Wenders.

https://www.prnewswire.com/news-releases/ismail-kadare-wins-prestigious-2020-neustadt-international-prize-for-literature-300940140.html

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.