fbpx
nobel prize, sewden, ismail kadare, milan kundera, literature, albania

Ismail Kadare apo Milan Kundera?

Sivjet ndahen dy çmime Nobel për letërsi, ndërsa kadare ‘garon’ me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”

Edhe këtë vit, siç ka ndodhur gjithmonë, të pasionuarit bastexhinj të letërsisë, nuk e humbasin shpresën për fitoren e Ismail Kadaresë, duke e renditur herë në krye të listës e herë më mesin e saj, po kurrë në fund, dhe të bashkërenditur me emra të mëdhenj, që ende s’e kanë prekur Nobelin, ndërsa kanë qëndruar me vite të tëra në pritje.

Shpresat e bastexhinjve për fituesin e Nobelit qëndrojnë vazhdimisht tek shkrimtari japonez Haruki Murakami, Milan Kundera, Adonis, Ismail Kadare, etj, ndërsa kësaj liste i janë shtuar tashmë edhe emrat e reklamuar muajve të fundit, së shumti në disa media britanike dhe norvegjeze, siç janë Margaret Atwood, Olga Tokarczuk apo Anne Carson, ku kjo e fundit qëndron në krye të listës së basteve pas një publiciteti të ditëve të fundit që i është bërë në mediat suedeze.

Ismail Kadare me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”, është sërish një nga emrat më të diskutuar në listën e ngushtë të çmimeve Nobel për Letërsinë. Ky roman që shpreh sintezën e instalimit të diktaturës me një stil të përsosur metaforik, u botua për herë të parë më 1981-shin me titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”.

Po, siç e dimë të gjithë tani, për shkak të vendimit të Akademisë Suedeze në fillim të vitit të kaluar, si pasojë e një skandali të sjelljes seksuale, ku u mësua se burri i një anëtareje të akademisë u burgos për përdhunim, u ndalua të shpallej laureati i Çmimi Nobel për 2018-n, dhe do të shpallen sëbashku si për vitin 2018 ashtu edhe për 2019-n, ky tymnaja që po lëshohet në Stokholm do të shpërndahet pas kësaj jave.

https://www.nobelprize.org/prizes/about/prize-announcement-dates

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.