fbpx
vrasjet ne las vegas #lasvegas

ISIS e merr përgjegjësinë për vrasjet në Las Vegas

I vetëquajturi Shteti Islamik (ISIS) , organizatë e shpallur si organizatë terroriste nga shtetet perëndimore, ka pranuar se vrasësi i 50 personave në Las Vegas ishte ushtar i tyre.

Në një komunikatë të publikuar në agjencinë propaganduese të grupit “Amaq”, ISIS pohoi se sulmuesi ishte ushtar i Shtetit Islamik.

Ndërkohë, policia amerikane ka thënë sot se nuk dihen motivet e sulmuesit, të identifikuar si Stephen Paddock, 64-vjeçar, nga Mesquite, Nevada.

Paddock vrau veten para se policia të mbërrinte në hotelin ku po qëndronte ai.

Sipas policisë shkaqet e sulmit nuk dihen, por besohet se vrasësi nuk ka pasur lidhje me grupe terroriste e as nuk ka pasur histori kriminale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.