fbpx
galaktika_infoglobi

Ish shefi i sigurisë hapësinore: Alienët ekzistojnë, njerëzimi s’është gati

Ish-shefi i programit izraelit të sigurisë hapësinore thotë se alienët ekzistojnë, por ata mendojnë se njerëzit nuk janë të gatshëm, kështu që ata komunikojnë vetëm me qeveritë e SHBA dhe Izraelit. Trump e zbuloi këte dhe donte t’i tregonte të gjithëve, por ata e bindën për heshtje.

Kjo “Federatë Galaktike” me sa duket ka qenë në kontakt me Izraelin dhe SHBA për vite me radhë, por po e mbajnë veten sekret për të parandaluar histerinë derisa njerëzimi të jetë i gatshëm për takim.

A ka kontaktuar Shteti i Izraelit me alienët?

Sipas Haim Eshed, gjeneral izraelit në pension,  përgjigjja është po, por kjo është mbajtur e fshehtë sepse “njerëzimi nuk është i gatshëm për takimin me alienët”.

Në një intervistë për Yediot Aharonot, Eshed – i cili shërbeu si shef i programit të sigurisë hapësinore të Izraelit për gati 30 vjet fitues i trefishtë i Çmimit të Sigurisë së Izraelit , shpjegoi se Izraeli dhe SH.B.A. kanë bashkëpunuar me të “huajt” prej vitesh.

Me të “huajt” Eshed nuk i referohet emigrantëve. Përkundrazi ai i referohet një “Federate Galaktike”.

Ish shefi i sigurimit hapësinor , që tani ka 87 vjet dha përshkrime të mëtejshme saktësisht se çfarë lloj marrëveshjesh janë bërë midis “të huajve” dhe SH.B.A.-së, të cilat gjoja janë bërë sepse ata dëshirojnë të hulumtojnë dhe kuptojnë “strukturën e universit”. Ky bashkëpunim përfshin një bazë të fshehtë nëntokësore në Mars, ku ka përfaqësues amerikanë dhe të huaj.

Nëse është e vërtetë, kjo do të përkojë me krijimin e një Force të re Hapësinore.

Por Eshed insiston që Trump është në dijeni dhe ishte i gatshëm të flasë publikisht për të , por Federata Galaktike e ndaloi me arsyetimin se “duhet parandaluar histerinë masive të njerëzimit” sepse “njerëzit duhet të evoluojnë ende për të kuptuar se çfarë është hapësira dhe anijet kozmike”, raporton The Jerusalem Post.

I pyetur nga gazetari pse ky informacion po bëhet publika me kaq vonesë , Eshed shpjegoi se
“Nëse do të kisha dalë me atë që po them sot pesë vjet më parë, do të isha shtruar në spital” !

Ai shtoi se “sot, ata tashmë po flasin ndryshe. Unë nuk kam asgjë për të humbur. Unë kam marrë gradat dhe çmimet e mia; unë jam i respektuar në universitetet jashtë vendit, ku tendenca gjithashtu po ndryshon.

Eshtë e paqartë nëse ekziston ndonjë provë që mund të mbështesë pretendimet e Eshed./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.