Ballina / KOSOVA / Ish Ministri Gashi: Medicus nuk kishte licencë për transplante
medicus dita e denimit 2013
Pamje nga dita e shqiptimit te denimeve per rastin Medicus, 2013

Ish Ministri Gashi: Medicus nuk kishte licencë për transplante

Të hënën ka vazhduar seanca e rigjykimit për rastin e Klinikës Medicus ku janë kryer transplante të kundërligjshme të veshkëve gjatë vitit 2008, për çka janë dënuar me burg urologu Lutfi Haziri, dhe disa të tjerë.

Në gjykatë sot ka dëshmuar Alush Gashi, ish Ministri i Shëndetësisë së Kosovës.

Sipas Gashit “Ministria nuk e ka licencuar Medicusin për urologji e as për transplantime veshkësh:, që do të thotë se Medicus ka operuar pa licencë.

Gashi ka shpjeguar se në atë kohë kur është licencuar një profesionist shëndetësor, por ai ka pasur të drejtë të veprojë vetëm në institucionet që kanë pasur licencë, jo në ato që s’kanë pasur.

“Nëse unë jam mjek austriak dhe mua më fton kolegu i Kosovës, ai e bën aplikimin që unë ta fitoj të drejtën që 30 ditë të punoj në institucionin e licencuar”, tha Gashi.

Avokati i të dënuarit Lutfi Dervishi prezentoi një dokument të lëshuar më 12 maj 2008, i nënshkruar nga Ilir Rrecaj. Dokumenti, ish Sekretar në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas avpkatit “ky dokument ishte konfirmimi i aprovimit për shërbime urologjike në klinikën Medicus”.

Dëshmitari Gashi për këtë dokument tha se e ka parë më 5 nëntor të 2008’ës, një ditë pasi u bastis klinika “Medicus” e cila gjendej në Vushtrri.

medicus, klinika

“Kryeinspektori ditën e nesërme më ka njoftu për këtë dhe unë iu jam përgjigjur se kjo nuk është licencë, është komunikim i tyre në e-mail dhe nuk ka as formë e as përmbajtje të një licence”, ka thënë Alush Gashi. “Ky është veç një komunikim në mes të sekretarit dhe aplikantit”, tha ai.

Për gjithë historikun e rastit Medicus si dhe për emrat e personave që dyshohet se janë dhënës apo marrës të veshkës lexo këtu.

Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit kanë dokumentuar se në Medicus janë kryer të paktën 7 transplante veshkësh ndaj pacientëve që ishin nga shtete të ndryshme të botës. Mbi këtë dokumentum të pandehurve të rastit Medicus i është shqiptuar dënimi me burg qysh në vitin 2013, por Gjykata Supreme sivjet përfunfimisht e ktheu rastin në rigjykim.

Lutfi Dervishi pas arratisë  ë shtë  arrestuar dhe ndodhet në  paraburgim, kurse i biri i tij edhe më  tej ndodhet në  arrati./infoglobi/v

Check Also

Ismet Beqiri, LDK

LDK kërkon rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë

Ismet Beqiri, nga selia qendrore e LDK-së ka kërkuar rinumërim të kutive të votimit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *