Ballina / KOSOVA / Ish-ministri Bajram Hasani i bashkohet AAK-së

Ish-ministri Bajram Hasani i bashkohet AAK-së

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie dhe njëherit kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili bashkëqeveris me Nismën e Fatmir Limajt, nga e cila parti është larguar Hasani.

“Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkuan sot ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, asamblistja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, profesoresha Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar dhe Burhan Arifi, stomatolog i njohur. Interesimi për t’iu bashkuar vizionit të AAK-së për shtetin e fortë, është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit. Të sapoaderuarit, profesionistë të respektuar, i falënderova për besimin duke iu uruar që përvojën politike ta shfrytëzojnë më së miri në familjen e madhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit, Anamoravës dhe tërë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Faceook.

Provo po ashtu

Mediat serbe pretendojnë se e kanë zbuluar planin amerikan e gjerman për ta fituar njohjen për Kosovën

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.