fbpx

Ish-kryeministri kroat Sanader dënohet më tetë vjet burgim

Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar me tetë vjet burgim në rigjykimin e tij për korrupsion, shkruan të premten index.hr

Sanader është dënuar për përfitim të paligjshëm përmes firmës së marketingut Fimi Media dhe dënimi prej tetë vjetësh është unik.

Fajtorë janë shpallur edhe bashkëpunëtorët e tij dhe partia që i përket, HDZ.

Përfitimi është bërë në atë mënyrë që firma Fimi Media është angazhuar nga Qeveria kroate dhe përmes punëve që i janë dhënë, kanë përfituar si Sanader ashtu edhe partia HDZ.

Në periudhën 2005 – 2008, në mënyrë që të përfitonte, Sanader kishte urdhëruar bashkëpunëtiorët që shuma të ndryshme të parave të mos regjistroheshin në librat e afarizimit. Ato para më pas ishin marrë nga Sanaderi dhe partia.

Më 2007, duke shfrytëzuar autoritetin si kryeministër, Sanader kishte urdhëruar që të angazhohej firma Fimi Media dhe të paguhej edhe për punët e pakryera.

Me vendim të gjykatës, Sanaderit dhe familjarëve të tij u janë ngrirë xhirollogaritë dhe paratë do t’u tërhiqen si dëmshpërblim. Sanaderit do t’i konfiskohet edhe pasuria e paluajtshme në vlerë rreth dy milionë euro.

Partia HDZ është shpallur fajtore për pranim të jashtëligjshëm të mjeteve nga kjo skemë, rreth dy milionë euro. Partia obligohet të paguajë gjobë prej gjysmë milioni euro, pastaj do t’i konfiskohet pasuria në vlerë dy milionë euro dhe do t’i ndalet kaucioni i lënë në gjykatë dhe në Ministrinë e Financave, përkatësisht dy milionë euro dhe 300 mijë euro.

Sanaderi ishte kryeministër i Kroacisë për gjashtë vjet, 2003 – 2009.

Ky është gjykimi i parë ndaj një funksionari të lartë në Kroaci dhe një partie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.