Ballina / RAJONI / Ish-deputetja e PS ndërton pa leje, denoncuesi: Theu edhe shoqërinë edhe ligjin!
In Fabric
Esmeralda Shkjau PS

Ish-deputetja e PS ndërton pa leje, denoncuesi: Theu edhe shoqërinë edhe ligjin!

Flamur Bala, banor i lagjes numër një në Durrës, ka denoncuar sot në media një ndërtim prej druri që bëhet në tarracën e katit të gjashtë nga ish-deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau.

Bala, i cili është edhe person me aftësi të kufizuara, shqetësimin e bëri publik nëpërmjet denoncimeve zyrtare edhe në strukturat e shtetit.

I riu tha se zonjusha Shkjau po ndërtonte pa leje në tarracën e katit të gjashtë një dhomë prej druri dhe ky ndërtim i pengonte atij dritën dhe pamjen nga deti.

Ai tha se punimet janë ndërprerë nga Inspektorati Urbanistik i bashkisë së Durrësit, por ndërtimi i shtesës pa leje nga ish-deputetja, sipas tij, duhet të prishet dhe të mos vijojë.

Denoncuesi është shprehur se ka pasur edhe komunikim paqësor me ish-deputetin por ajo ka thyer tashmë edhe miqësinë me të por edhe ligjin, pasi, sipas tij, edhe nëse ka leje për ndërtim, ajo është abuzive.

Në një komunikim me mediet nëpërmjet telefonit, ish-deputetja socialiste tha se ndërtimi prej druri ka leje nga bashkia Durrës, dhe është bërë me qëllim futjen e depozitave të ujit brenda.

Deri në sqarimin e plotë të çështjes, ndërtimi është pezulluar nga INUK.

 

 

Check Also

Maqedonia, zgjedhjet

Maqedonia voton për pushtetin e ri lokal

Në Maqedoni sot po zhvillohen zgjedhjet për pushtetin e ri lokal në 80 komuna dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *