fbpx

"IsaMetri"- Institucionet planifikuan, por nuk zbatuan

Në tre mujorin e parë nga 34 aktivitete të planifikuara nga institucionet qendrore të Kosovës, nuk janë realizuar 19 sosh.

Lëvizja FOL, sot përmes një konference për shtyp ka bërë lansimin platformës online “IsaMetri” .

Petrit Zogaj tha se Lëvizja FOL sot po ri-lanson platformën matësi i së vërtetës ku do të monitorohet zbatimi i planeve vjetore të Qeverisë dhe Programeve të Partive Politike të Koalicionit Qeverisës (PDK-së dhe LDK-së), po edhe premtimt elektorale të udhëheqësve politik të Kosovës.

Ndërsa Fidan Kalaja tha se nga 10 institucione te cilat kanë pasur për obligim të përfundojnë 34 aktivitete për periudhën janar-mars, nuk i kanë përfunduar 19 prej tyre.

Institucionet të cilat kanë pasur obligim të përfundojnë këto aktivitete në tre mujorin e parë janë:

Zyra e kryeministrit të Kosovës, për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundoj 5 aktivitete të parapara në planin vjetor të punës për vitin 2015, ndërkaq janë përfunduar vetëm 2 nga to.

Ministria e Drejtësisë, për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundoj 9 aktivitete ku nga to ka përfunduar vetëm 2.

Ministria e Administratës Publike, nga 3 aktivitete të parapara në planin vjetor të punës ka përfunduar vetëm 1.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për tre mujorin e parë nga 2 aktivitete të parapara në Planin vjetor të punës s’ka përfunduar asnjë.

Ministria e Integrimit Evropian, për tre mujorin e parë ka pasur vetëm 1 aktivitet i cili është përfunduar sipas planit të punës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për tre mujorin e parë ka pasur vetëm 1 aktivitet i cili është përfunduar sipas planit të punës.

Ministria e Diasporës, për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundoj 5 aktivitete ku janë realizuar vetëm 3 nga to.

Ministria e Punëve të Brendshme, ka pasur për obligim të përfundoj 2 aktivitete të cilat s’janë realizuar në afatin kohor.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, nga 1 aktivitet i paraparë për këtë tre mujor i cili nuk është përfunduar.

Ministria e Financave, e cila për dallim nga ministritë e tjera ka përfunduar të gjitha aktivitetet e parapara për tre mujorin e parë, pra 5 aktivitete janë realizuar në bazë të afatit të përcaktuar në planin vjetor të punës për vitin 2015.

Platforma e quajtur, “Isametri” do të monitorojë zbatimin e planit vjetor, programet qeverisëse të partive në koalicion, PDK-LDK gjatë fushatës zgjedhore si dhe programet e zyrtarëve të lartë gjatë fushatës zgjedhore.

Platformën online “IsaMetri” e gjeni në linkun (http://matesi.levizjafol.org/)./infoglobi/