ldk

Jozyrtare: Isa Mustafa, kandidat konsensual për kryetar të LDK-së

Jozyrtarisht mësohet se LDK-ja ka vendosur që Isa Mustafa të kandidojë përsëri në pozitën e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, ende nuk është e qartës nëse Mustafa do të pranojë këte sfidë 4 vjeçare të radhës.

Kjo marrëveshje si raportohet u arrit në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, e cila filloi punimet sot nga ora 10:00.

Mbledhja u mbajt në vazhdën e diskutimeve për ate se kush do të jetë lideri i ardhshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mustafa pas takimit me kryesinë do të takohet edhe me kryetarët e degëve e, pritet edhe paraqitja e tij para gazetarëve. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.