Ballina / KOSOVA / Isa Mustafa : Haki Rugova ka 55 vota më shumë se Dreshaj
ldk isa mustafa

Isa Mustafa : Haki Rugova ka 55 vota më shumë se Dreshaj

Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) beson se rezultatet kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Komunës së Istogut ka 55 vota më shumë se kundërkandidati , i cili vjen nga radhët e AAK-së.

“LDK dhe Haki Rugova kanë fituar në Istog, ndërkaq AAK po feston para kohe”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

“Sipas të dhënave tona, të bazuara në numërimin e çdo vote, Haki Rugova është 55 vota përpara!”, është shprehur Mustafa.

Sipas të dhënave preliminare të dala nga numërimi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Dreshaj i AAK’së ka fituar 10.241 vota ose 50.1 për qind, ndërsa Rugova i LDK’së ka marrë 10.189 vota ose 49.9 për qind.

Mirëpo, sipas drejtueses së KQZ-së, ende nuk janë numëruar votat me kusht e ato me postë, kështu që ky rezultat nuk është final.

“Këto janë rezultatet preliminare dhe ndërkohë, pasi të pranohet materiali i ndjeshëm nga komuna e Istogut, do të numërohen edhe votat me kusht, votat me postë, dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Pastaj do të publikohet rezultati përfundimtar”, tha kryetarja Daka.

Po ashtu, ajo tha se nga ora 19:00 rrjedh afati 24-orësh që të gjithë ata që kanë ankesa për ditën e zgjedhjeve mund të ankohen pranë PZAP-së./infoGlobi/v

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.