mustafa zgjedhet kryetar i ldk 2019

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë.

Ai ka marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve.

Sapo ka marr mandatin e tretë për ta drejtuar gjatë 4 vjetëve të ardhshme partinë, aktualisht më të madhe në Kosovë Mustafa ka paralajmëruar për “vijat e tij të kuqe”.

“S’bëjmë koalicion me PDK’në. Këtë pyetje as mos e bëni”, ka thënë Mustafa, në konferencën e parë si Shef i ri i LDK’së.

Mustafa ka thënë se s’ka marrëveshje të brendshme për kandidatin për Kryeministër nga LDK’ja. Ka thënë se kandidati për Shef të Qeverisë do të jetë ai që ka përkrahjen më të madhe dhe që e përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Mustafa ka thënë se shpejt do të shpërndahet edhe Parlamenti i Kosovës. Ka thënë se Avdullah Hoti ka marrë iniciativë për të shpërndarë Parlamentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.