Ballina / BOTA / IS-i “ka vrarë mbi 300 ish-zyrtarë policorë” në Mosul

IS-i “ka vrarë mbi 300 ish-zyrtarë policorë” në Mosul

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se militantët e organizatës terroriste Shteti Islamik kanë vrarë mbi 300 ish-zyrtarë policorë të Irakut dhe i kanë varrosur ata në varrezë masive, jashtë qytetit Mosul.

HRW tha se varreza masive është zbuluar pranë fshatit Hamam al-Alil.

“Kjo është edhe një dëshmi e vrasjeve të tmerrshme masive në dhe përreth Mosulit”, tha zëvendësdrejtori i HRW-së për Lindjen e Mesme, Joe Stork.

Forcat irakiane, luftëtarët kurdë dhe aleatët e tjerë janë të angazhuar në një ofensivë të madhe ushtarake për rikthimin e Mosulit.

Ky qytet ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.

Provo po ashtu

grenlanda, akulli, nasa

Grenlanda po shkrihet

Shkaku i nxehtësisë së gushtit do të shkrihen rreth 197 miliardë tonë akull që ndodhen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.