Ironizon Feraj: Kurti nuk qeverisë më, shefat e bordeve i rimarrin rrogat modeste….

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj ka ironizuar me situatën politike e ekonomike në të cilen ndodhet Kosova.

InfoGlobi ua sjell në tërësi shkrimin e Ferajt:

Te dashur miq!
Këto ditë nuk kam shkruar mbasi jam i qetë, sepse popullata shumicë e Kosovës është e lumtur:
– Albin Kurti nuk qeverisë më;
– Shefat e bordeve i rimarrin rrogat modeste: pak mbi 5000 euro në muaj;
– Ndërmarrjet e drejtuara prej tyre vazhdojnë të rrënohen në qetësi;
– Qeveritarët e vazhdojnë të qetë korrupsionin, me ndonjë grindje të vogël, por pa dëm për ta;
– Gazetarët dhe analistët iu kthyen rehatisë së moçalit ku u rritën gjatë dy dekadave;
– Grenelli prehet i lumtur për suksesin e grushtetit, edhe pse në një vend ku s’ishte vështirë të bëhej dhe që as nuk e përmend më;
– Miliardat e dollarëve të premtuar nga Grenelli dhe miliardi i eurove i premtuar nga LDK pushojnë të qetë në buxhetin e shumëfishuar të Kosovës, sepse nuk prishen kot duke ngritur rrogat e mjekëve, as duke ndihmuar biznesin, e të mos flasim për ndihmë Kosovës lindore;
– Bondstilli rron në dhe për paqe, sepse nuk ka për detyrë ta mbroj pavarësinë e Kosovës nga politikanët e saj, teksa sodit i habitur si po e kafshojnë kudo që munden;
– Organizatat ndërkombëtare nuk kanë më asnjë hall me marrë vendim për kërkesat e Kosovës për anëtarësim, sepse janë garantuar që s’do të ketë kërkesa të atilla;
– Covid-19 përhapet i pashqetësuar nga masat ndaluese të Arben Vitisë;
– Popullata që i jep më rëndësi të drejtës së lëvizjes kot sesa të drejtës së jetës, grumbuj-grumbuj lëviz e lumtur;
Gjithçka ka rënë në qetësi, ka arritur paqen, lumturinë, atë sublime; ataraksinë do të thoshte Aristoteli, nirvanën do të thoshin budistët, atë transhendentale: shkëputjen dhe shkuljen e plotë të mendjes nga… vetja!
S’ka ma mirë! Mjafton të sundojë korrupsioni e të mos shqetësohen hajnat nga Albin Kurti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.