Ballina / SHOWBIZ / Iris Shala: Edhe pse trupshkurtë – më zgjodhën mua!

Iris Shala: Edhe pse trupshkurtë – më zgjodhën mua!

infoGLOBI: Kush është Iris Shala? 
Iris: Jam lindur në Prishtinë, dhe kam jetuar një pjesë këtu dhe pastaj kemi shkuar në Austri, kjo është dhe arsyeja që flas gjermanisht. Jam aktore, trajnere personale e fitnesit dhe modele.

infoGLOBI: Si e përshkruani veten?
Iris: Jam shumë e thjeshtë, e mençur, argëtuese, spontane e ndonjëherë edhe e çmendur.

infoGLOBI: Si visheni në perditshmëri? 
Iris: Nuk më pëlqen të jap para në rroba të shtrenjta dhe ato me firmë, por në dollapin tim mund të gjeni disa gjëra të shtrenjta si këpucët dhe jaknet e trasha të dimrit. Nuk jam materialiste. Nuk është se kam ndonjë stil, stili im varet se si ndihem kur zgjohem në mëngjes. Kështu që nëse ndihem sportive vishem me rroba sportive, nësë ndihem elegante do vishem si një zonjë. Kur më shihni në rrugë mund të dalloni nësë kam një ditë të mirë apo të mërzitur.

infoGLOBI: A jeni e buzëqeshur apo ecni kokulur rrugës?
Iris: Unë i ndaj buzëqeshjet gjithmonë dhe jam shumë pozitive sepse kjo është shumë e rëndësishme.

infoGLOBI: Kur këni filluar të merreni me modelizëm?
Iris: Si fëmijë gjithmonë kam luajtur kinse po modeloja , që njëkohësisht kjo tregon edhe punën ë modelimit tim. Shpesh aktroja dhe luaja me mamanë time para pasqyrës, por kur fillova të merrem me modelim ishte koha kur mora pjesë në nj emision televiziv Austria’s Next Top Model, dhe aty kam qenë në vendin e 8, dhe kështu agjencia për modelim Wienna Models që është më e madhja aty më ka kontraktuar përkundër 5 ‘tatoo-ve’ të mia dhe krahas asaj që isha shumë ë shkurtër, atyre iu ka pëlqyer personaliteti im. Tani bëhen 4 vite që punoj me ta.

infoGLOBI: Nëse keni ‘tatto’ nuk mund të bëheni modele? 
Iris: Mundeni por une i kisha 5 dhe nësë dëshironi të bëheni modele, dhe nësë jeni në fillim fare atëherë do të duhej të ishit shumë natyrale, e gjatë, pa grim, pa piercing pa ‘tatto’. Zgjedhja e tyre për mua ishte një privilegj se do të thotë se unë kisha diçka më shumë , dhe pse më zgjodhën mua, edhe pse i kisha 5 ‘tatto’ dhe isha e shkurtë. Kjo më bëri shumë të lumtur .
Mund të jesh e bukur, të dukesh e mençur dhe të buzëqeshësh por sapo të hapni gojën atëherë shihet ku jeni dhe mendoj se në këtë fushë duhet të jeni e kompletuar, ashtu edhe jam munduar të jem tërë kohën, me një zemër të madhe, pozitive , të ndajmë gjërat e bukura, e mençur. Kurrë nuk kam dashur që njerëzit të shohin vetëm bukurinë tek unë.

infoGLOBI: Sa jeni e gjatë dhe çfarë përmasa keni?
Iris: Jam 1.66 dhe përmasat i kam 90-60-90 dhe të jësh modele duhet të jesh 1.75.

infoGLOBI: çfarë thonë ‘tatto-t’ e tua?
Iris: 2 tatut e para që i kam bërë, nuk them se jam penduar por i kam bërë në moshë të re dhe nuk kishin shumë rëndësi së çfarë domethënie kanë ato, me rëndësi ishte vetëm ti kisha ato. Njëri është diamanti që e kam në qafë dhe në dorë kam emrin tim Iris. Atëherë isha vetëm 16 vjeçare dhe isha shumë e çmendur. Më vonë isha në Londër dhe e kam bërë në krah të majt fjalën pasion, se mendoj që kjo përshkruan jetën time, dhe se cdo gjë që bën në jetë qoftë kjo ndonjë punë, lidhje dashurie apo edhe shoqërore do të duhej të bëhej me pasion ose mos e bëni fare. çdo gjë që bëni do të duhej ta bëni me shumë pasion, me zemer dhe me përkushtim.

Dhe 2 të fundit janë “Beso”që e kam në kofshën time të djathë. Kjo më përshkruan mjaft sepse unë besoj shumë në veten time dhe pavarësisht se çfarë thonë njerëzit dhe të thonë , nëse ke një ëndërr duhet ta ndiqni dhe ta realizoni e të besoni. Nëse ju nuk besoni në veten dhe ëndrrat tuaja askush tjetër nuk do besoj në.

Dhe e fundit është shkronja T , iniciali i emrit të nënës sime Teuta, sepse ajo është engjëlli shoqja dhe çdo gjë në jetën time.

infoGLOBI: Kur ke filluar bashkëpunimin më Playboy?
Iris: Me Playboj kam filluar të bashkëpunoj me agjensioni e aktrimit në gjermani , dhe ishim duke biseduar per Playboy dhe isha duke e shikuar revistën dhe thash me vete sa të bukura këto vajzat e revistës, dhe njerëzit me pyetën se a dua ta bëj dhe unë. Mendoj se është herët, po , jo , ndoshta …. isha konfuze dhe pasi që e mendova edhe një herë thash pse jo .

infoGLOBI: Sa vjeçe ishe kur pozove për Playboy-in?
Iris: Kjo ishte vitin e kaluar dhe isha 22 vjeçare.

infoGLOBI: A të ka pëlqyer puna me ta?
Iris: Ishte e mrekullueshme. Në fillim I bëmë fotosesionet në spanjë Mallorca, për 3 ditë të plota nga mëngjesi gjer në mramje me një ekip prej 15 veta, diku 8 vajza dhe 7 djem. Jam ndjerë shumë në siklet për shkak se ishin shumë meshkuj aty pranë, dhe nuk kam dashur ti heqja rrobat por pasatj ata më thonin se je vajza e 12653 që po shohim të zhveshur dhe nuk të shikojmë ashtu por shikojmë diqka artistike dhe të bukur. Pas disa orësh ne u bëmë si një familje dhe më nuk e kasha problem saqë edhe kur bënim pushim për 10-15 minuta harroja të vishesha sepse ata nuk I kushtonin vëmendje kësaj pune fare. Ata më bënë të ndiihem shumë rehat dhe shumë e sigurtë. Ishte një experiencë shumë e mirë për mua.

infoGLOBI: Është interesante sepse fotot e tua nuk shpalosin shumë intimitet?
Iris: Janë shumë romantike dhe sensuale dhe nuk kam dashur që të ekspozohem deri në atë masë për të cilën është I njohur Playboy-i. Këto ishin kërkesat e mia personale sepse kjo revistë sipas mendimit tim ka foto që nuk janë shumë për tu ekspozuar. Kjo sipas mendimit tim sepse gjithkush ka shije të ndryshme.
I kam thënë tërë ekipit që fotot e mia dua të jenë shumë natyrale, sexy dhe ende të jenë romantike. Dhe nuk kam dashur të zbuloj pjesët e mia intime aty poshte.

infoGLOBI: Dhe ata e kane rrespektuar vendimin tim?
Iris: Eksperienca ime me playboy-in më ka bërë të hap vetën pak më shumë dhe të jem më e bashkuar me trupin tim, dhe kam kuptuar që është në rregull. Ne të gjithë kemi lindur të zhveshur dhe të gjithë do ta lëmë këtë tokë të zhveshur. Mendoj se gjinjtë femror janë diçka shumë feminine dhe shumë e bukur, pavarësisht pamjës së tyre … se ajane të mëdha , të vogla apo të lëshuara kjo nuk ka shumë rëndësi dhe unë e tregoj pjesërisht këtë pjesë.

infoGLOBI: A ndihet irisi seksi?
Iris: Ndonjëhrë ndihem sexy kur zgjohem në mëngjes, por ndonjëherë ndihesh seksi edhe kur përfundon së qari. Ka shumë situata kur ndjehem seksi por më pëlqen vetja ime në çdo situatë. Por edhe është normale që ndonjëherë të dukemi keq dhe jo mirë, ne nuk jemi perfekt dhe zoti e ka ndaluar që të dukemi gjithmonë si barbi.

infoGLOBI: Kur keni filluar puneën si trajnere personale e fitnesit ?
Iris: Punoj si trajere personle e fitnesit por planifikoj te perfundoj edhe trajnimet për pilates dhe salsa . Përndryshe unë jam edhe balerinë dhe kam vallëzuar balet professional për 10 vite në operë, dhe pastaj e kam ndërprerë. Më pas kam pauzuar për dy vite dhe kam parë që diqka po mungon, … vallëzimi, … muzika dhe shumë lëvizje dhe kështu kam filluar të zhvilloj pasionin tim për fitnesin, dhe më pas jam qertifikuar për këtë fushë dhe kam punuar si trajnere personale duke ndihmuar kështu edhe femrat më të plota për tu kthyer në formë dhe të ndihen seksi e të shëndetshme.

infoGLOBI: çfarë propozoni femrave, çfarë duhet ngrënë apo çfarë ushtrime duhet bërë ato?
Iris: Nëse dëahironi të filloni me fitness duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe të ushtroni njëkohësisht. Vetëm të ushtroni nuk mjafton këto dyja shkojnë bashkë. Kur themi dietë nuk do të thotë ti lëmë ushqimet e shpejta si hamburgerët dhe kolat, por them vetëm ae duhet ti përgjysmojmë dhe ti mos I konsumojmë shpesh.

Nëse kemi pjatën me sallatë, mish dhe oriz, porcioni më I madh do duhej të jetë sallata , pastaj orizi dhe krejt pak fare mishi. Nuk është mirë të pregatisim ushqim me shumë yndyrë , djegës apo edhe shumë të kripur , sepse kjo nuk është e shëndetshme.

Sa i përket ujit është ai që pi më shumë dhe çdokush do duhet ta pinte në vend të lëngjeve. Unë nganjëherë i shtrydh limon apo fus copëza të trangullit apo edhe luleshtrydhe sa për ti dhënë shijë ujit.

Gjumi është poashtu faktorë i rëndësishëm. Unë flëj 8 orë, bie herët dhe zgjohem herët. Duhet një orar. Më herët haja gjithqka dhenuk kasha orar të gjumit por kur kam filluar si trajnere profesioniste, atëherë e kam vërejtur ndryshimin dhe të gjitha ato rrathe të zinjë nën sy dhe lëkura e lodhur janë zhdukur . Tani dukem shumë më positive, më e shëndetshmë, më e lumtur dhe kam më shumë energji të bëj më shumë gjëra. Gjithashtu mendoj se është mjaft vështirë të thyejmë akullin për një fillim të ri , por kur kjo të ndodhë një herë kurrë nuk do donit të ktheheni mrapa. Dhe për një fillim të ri duhet të jemi të sinqertë me vetën dhe të të mos gënjehemi.

Nëse nuk ju pëlqen trupi juaj kjo është dita juaj për një fillim të ri , edhe pse është mjaft e vështirë për një vendim të tillë për dikend , por falenderoj zotin qe egzistojnë trajnerët personal sepse ata janë gjithmonë aty që besojnë në ju edhe atëherë ku ju nuk besoni në vetën tuaj. Ata ju motivojnë dhe ju shtyejnë përpara dhe ju ndihmojnë të arrini ndryshimin të cilin e doni.

infoGLOBI: çfarë mendoni ju për operaionet plastike dhe botoksin. A do ti aplikoni ato kur të bëheni më e moshuar?
Iris: Të jem e sinqertë tani nuk mund te them asgje per ketë sepse nuk e di se nuk am ende në atë moshë. Kur flitet për trupin , kjo është qështjë që mund të ndryshohet me ushqim dhe me fitness, por kur vjen puna tek një moshë të caktuar kur nuk mund të ndryshosh asgjë dhe nëse mendon se vetëm operacionet plastike dhe botoksi do ju bëjnë të ndiheni mirë atëherë bëjeni. Nuk e gjykoj askend që ka bërë diqka të tillë , është jeta e tyre jo e imja, e kur bëhet fjalë për jetën timë atëherë do ta dij kur të jem 50 vjeçare.

infoGLOBI: Kur bëhet fjalë për dashurinë dhe princin, si do të jetë ai per ta fituar zemrën e Irisit?
Iris: Ai do duhej të jetë i sinqertë , i hapur , spontan, argëtues dhe kreativ. Nuk kam dëshirë të më blejë çanta të shtrenjta por të jetë romantik e të organizoj diçka të mirë për tu kujtuar, sepse gjithkçka bëhet rreth momenteve dhe kujtimeve. Krejt gjërat materiale mbesin këtu kur ne shkojmë nga kjo botë dhe unë mendoj se kujtimet janë ato që mbesin,si në foto si në mendjet e të dashurve tanë dhe në mendjet tona . Dhe kjo është ajo që na bën të buzëqeshim në fund të ditës.

infoGLOBI: Me kë jetoni në Austri? 
Iris: Jetoj me nënën . Ajo është përkrahësja ime më e fortë dhe shoqja ime më e ngushtë. çdo ditë I falenderohem Zotit që e kam atë. Dhe unë do jem me të deri sa ajo të më lejoj të qëndroj pranë saj. Por e di që një ditë do të kem familjen time dhe do bëjë fëmijët e mi, por nënën sdo ta harroj dhe sdo ta lë.

infoGLOBI: A i do fëmijët dhe sa fëmijë do ti bësh?
Iris: I dua shumë dhe gjithmonë kam dashur të kem shumë fëmijë , por në këtë moshë të re njeriu flet shumë gjëra por me kalimin e kohës ato mund të ndryshojnë.

infoGLOBI: Si kaluat këto ditë në Kosovë?
Iris: Ishin me shumë punë dhe shumë të shpejta, jemi marrë me fotografim, dizajnim të fllajerëve për gym dhe kemi punuar si ekip. Pavarësisht se a je modele apo ‘superstar’ duhet të jesh e inkorporuar në tërë projektin, dhe të shpreh mendimin tënd.

@infoGlobi

Provo po ashtu

rita ora

Rita Ora rrëmben çmim në VMA, bëhet shqiptarja e parë që fiton nga MTV

Rita Ora është fituesja e kategorisë “Best Dance” në ndarjen e çmimeve MTV Video Music …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.