Ballina / BOTA / Irani është pezulluar nga gara ndërkombëare në xhudo

Irani është pezulluar nga gara ndërkombëare në xhudo

Irani është pezulluar nga gara ndërkombëare në xhudo për shkak të bojkotimit të atletëve izraelitë.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka thënë më 18 shtator se Irani është pezulluar nga gara për shkak të diskriminimit të atletëve izraelitë dhe shkeljeve tjera të lidhura me manipulim të rezultateve.

Federata ka thënë se “ka arsye të forta për të besuar se Federata e Xhudos në Iran do të vazhdojë të kryejë shkelje kundër interesave, parimeve dhe objektivave të Federatës Ndërkombëtare”.

Ky pezullim vjen pasi kampioni botëror, Saeid Mollaei është larguar muajin e kaluar nga ekipi iranian në shenjë proteste ndaj politikës së bojkotit.

Mollaei ka thënë se vazhdimisht i është kërkuar nga zyrtarë iranianë të sportit që të largohet nga turnetë, në mënyrë që të mos përballet me garues izraelitë.

Mollaei aktualisht është duke u fshehur në Gjermani.

Irani nuk e njeh shtetësinë e Izraelit andaj ekipet iraniane në sport kanë vepruar sipas politikës së bojkotimit të izraelitëve për dekada.

Provo po ashtu

A po shtyhet sërish BREXIT-i

Ligjvënësit britanikë kanë votuar një amandament të shtunën që mund të shtyjë procesin e daljes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.