Ballina / BOTA / Iran , Mbyllen disa shkolla për shkak të ndotjes së lartë të ajrit

Iran , Mbyllen disa shkolla për shkak të ndotjes së lartë të ajrit

Disa shkolla dhe universitete janë mbyllur në disa pjesë të Iranit duke përfshirë edhe Teheranin, për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit, raportojnë mediat lokale.

“Për shkak të ajrit të ndotur, çerdhet, shkollat dhe universitetet janë mbyllur”, tha udhëheqësi i Teheranit Mohammad Taghizadeh pas një mbledhjeje të emergjencave.

Të rinjtë dhe të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi si dhe të gjitha aktivitetet sportive janë anuluar më 30 nëntor.

Teherani është përballur me smog gjatë tërë nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.