fbpx

Iran: Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar me mbi 170 pasagjerë në te

Autoritetet e Iranit kanë gjetur kutitë e zezë të aeroplanit ukrainas të pasagjerëve që u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti Teheran.

Midis viktimave ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas përfshirë nëntë pjesëtarët e ekuipazhit, pastaj 10 suedezë, katër afganë, tre britanikë dhe tre gjermanë, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës Vadym Prystaiko. Pesëmbëdhjetë nga të vdekurit ishin fëmijë.

Sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve Mehr, Ali Abedzadeh, kreu i Agjencisë së Aviacionit Civil të Iranit, tha se shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar.

Abedzadeh gjithashtu njoftoi se vendi i tij nuk do t’i jepte kutinë e zezë Boeing-ut, duke thënë se janë duke shqyrtuar që t’ia dorëzojnë një vendi të tretë.

Aeroplani Boeing 737 që i përkiste Kompanisë Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës u rrëzua pranë Aeroportit Imam Khomeini të Iranit menjëherë pas fluturimit në orët e mëngjesit të sotëm.

Të gjithë 167 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit në aeroplan vdiqën në përplasje. Avioni ishte drejtuar për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Abedzadeh tha se shkaku i incidentit do të zbulohet pas ekzaminimit të regjistruesve të aeroplanit në kutinë e zezë, duke shtuar se procesi do të kryhet nga një komision i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit.

“Ukrainasit mund të bashkohen në mbledhjet e komitetit”, shtoi ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.