varen publikisht 40 suni ne irak

Irak: 40 militantë suni ekzekutohen me varje para familjarëve

Iraku i ka ekzekutuar sot 42 militantë myslimanë të sektit suni të dënuar për akuza terroriste në lidhje me vrasjen e anëtarëve të forcave të sigurisë dhe shpërthimin e makinave bombë.

Ekzekutimi më i madh masiv këtë vit në Irak erdhi pasi sulmet vetëvrasëse të sunive i vranë të paktën 60 persona afër qytetit jugor të Irakut, Hassiriya, një zonë shiite, më 14 shtator, të cilat po ashtu nxiten thirrje dhe kërkesa nga komuniteti shiit për veprime më të ashpra gjyqësore.

Ministri i Drejtësisë i Irakut ka thënë se 42 persona janë varur në një burg në Hassiriya, tre muaj pasi 14 militantë u ekzekutuan pas dënimeve për terrorizëm.

Shteti Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë për tri sulme vetëvrasëse ndaj restoranteve dhe pikave kontrolluese të sigurisë në Hassiriya.

Të afërmit e viktimave kanë qenë të ftuar për t’i parë ekzekutimet, ka thënë ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.