iPhoneX_infoglobi

iPhone X së shpejti edhe në Kosovë!

iPhone X, zyrtarisht do të vijë në Kosovë më 24 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur gjigandi teknologjik nga Kalifornia, Apple.

Pajisja e re, e cila vjen me një dizajn të ri revolucionar dhe një ekran mahnitës mbi tërë sipërfaqen e tij ballore, me kapacitet për mbushje pa kabllo, me një kamerë të pasme të jashtëzakonshme, si dhe me stabilizues të dyfishtë optik të pamjes, pas daljes në treg në shtetet më të zhvilluara të botës, do të arrijë edhe në 13 shtete të tjera në Evropë, Azi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Makau, më 24 nëntor.

iPhone X (lexohet: iPhone Dhjetë) karakterizohet nga një dizajn i bukur tërësisht prej xhami dhe çeliku të pandryshkshëm, nga një ekran i bukur Super Retina prej 5.8 inçësh, nga çipi i fuqishëm A11 Bionic, si dhe nga veçoria Face ID për zhbllokimin e telefonit nëpërmjet skanimit të fytyrës.

Sipas njoftimit të Apple, iPhone X do të dalë në shitje më 24 nëntor, në ngjyrë të argjendtë dhe të hirtë, me kapacitet prej 64GB dhe 256GB, në Shqipëri, Bosnjë, Kamboxhia, Kosovë, Makau, Maqedoni, Malajzi, Mal të Zi, Serbi, Afrikë të Jugut, Kore të Jugut, Tajlandë dhe Turqi.

Pajisja e re, ka njoftuar Apple, do të shitet me çmim fillestar prej 999 dollarësh, nga apple.com, dyqanet e Apple, dhe nga distributorët e autorizuar dhe operatorët telefonikë. Apple ka nënvizuar se çmimet, megjithatë, mund të jenë mos jenë të njëjta në secilin vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.