Ballina / Reçeta / Involtini me mish dhe qepë
In Fabric

Involtini me mish dhe qepë

Për këtë recetë, ju duhen feta të prera të mishit të viçit, kryesisht pjesën e gjoksit, për të arritur një rezultat të shkëlqyer.

Përbërësit

600 gr mish viçi (në feta, pjesa e gjoksit)

300 gr qepë (të pjekura)

100 gr pançetë (feta)

8 qepë e njomë

verë (marsala)

lëng mishi

miell

gjalpë

gjethe salvia

kripë

piper

Përgatitja

1Për këtë recetë, lani salvia-n dhe thajeni mirë. Ndani edhe fetat e mishin të mes dhe rrotullojini në mënyrë që të bëni involtinit. Në një involtini duhet të rrotulloni edhe një fetë pançetë, dhe një fletë salvia dhe mbylleni me një kruajtëse dhëmbësh.

2Qëroni edhe qepët e njoma dhe hidhini në ujë të valuar me kripë për 8 minuta.

3Në një tigan me pak gjalpë, hidhini qepët, pak kripë dhe piper, duke i gatuar për dy minuta deri sa të marrin ngjyrën e artë.

4Gatuaji edhe involtinit, në një tigan me pak gjalpë për 8 minuta, dhe më pas vendosini në një pjatë, bashkë me qepët.

5Te tigani ku keni skuqur involtinit, hidhni edhe një lugë gjelle me miell, gjysmë gote me verë Marsala dhe gjysmë gote me lëng mishi, duke i gatuar për 5 minuta.

6Më pas, kullojeni salcën dhe gatuajeni në zjarr të ulët edhe për 5 minuta të tjera.

7Hidheni këtë salcë në pjatën me involtini dhe me qepë dhe servireni në tavolinë.

Check Also

Quiche me kungulleshka

Receta e quiche-së është mjaft e thjeshtë, nëse përdorni brumin e gatshëm brise. Mund ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *