fbpx

Internet edhe në varreza

Në tre varrezat më të vizituara të Moskës do të instalohet Wi-fi. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se, “vizitorët do të kenë mundësi të lidhen falas në internet, duke filluar nga gjysma e parë e 2016-ës”.

Artem Yekimov, kreu i shërbimeve funerale të Moskës, thotë se kjo do i ndihmojë vizitorët të gjejnë më shumë gjëra për njerëzit e famshëm që janë varrosur në këto varreza, dhe për ta bërë vizitën në varreza më ‘të rehatshme’.

Ndërkohë, kompania e telekomunikacionit “YS System” shprehet se do të instalojë rrjetet e Wi-fi pasi ka dëgjuar për këtë plan, për të ndërtuar zona qetësie, “rehatie psikologjike”.

“Në një vëzhgim të bërë nga ne këtë verë, të anketuarit ankoheshin për lidhjen e dobët të internetit në varreza”, thotë kreu i kompanisë, Yevgeny Abramov,

Një nga këto tre varreza, Novodevichy, është ndoshta nga varrezat më të famshme dhe një nga zonat turistike më të vizituara të Moskës. Ndër emrat e famshëm të varrosur aty janë Anton Chekhov, ish lideri sovjekti, Nikita Hrushovi, dhe ish presidenti rus, Boris Jelcin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.