Ballina / LIFESTYLE / Inteligjenca artificiale dhe luftimi i urisë globale
uria dhe inteligjenca artificiale

Inteligjenca artificiale dhe luftimi i urisë globale

Një botë pa uri deri më 2030 ! Ndërkohë që ka patur përmirësime në luftën kundër urisë, Indeksi i Urisë Globale në rapotin për vitin 2017 tregoi se miliona njerëz ende vuajnë nga uria kronike dhe shumë vende kanë kriza akute të ushqimit.

Përparimet në teknologji dhe inteligjencën artificiale mund të ndihmojnë në ushqyerjen e botës, por ka sfida që pengojnë depërtimin e teknologjisë tek vendet në zhvillim.

Uria prek një në nëntë njerëz në botë, dhe ky numër po rritet. Varfëria nuk është arsyeja e vetme për këtë.

“Po shohim një rritje gjithnjë e më të madhe të urisë së shkaktuar nga zhvendosja e njerëzve nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore.”

Organizatat humanitare po i kthehen teknologjive të reja si Intelligenca Artificiale për të luftuar pasigurinë globale të ushqimit.

“Ajo që Inteligjenca Artificiale na ofron tani është aftësia për të rritur kapacitetet njerëzore. Pra, nuk bëhet fjalë për zëvendësimin njerëzve dhe gjërave, por për një prodhim dhe efektshmëri më të mirë se ajo që mund të arrihet vetëm me kapacitetin njerëzor.”

Inteligjenca artificiale mund të analizojë sasi të mëdha të të dhënave për të ndihmuar fermerët në vendet në zhvillim dhe zonat e prekura nga konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore. Të dhënat pastaj mund t’u dërgohen fermerëve përmes telefonave inteligjentë.

“Të dhënat e posaçme dhe ato të hartave të tokës mund të analizohen nga Inteligjenca Artificiale, dhe pastaj informacioni mund t’u dërgohet të tjerve. Pra, me pak fjalë, fermerët mund të ndihmohen mbi atë se kur duhet të mbjellin kulturat e tyre bujqësore, çfarë duhet të mbjellin dhe si duhet t’i mbjellin ato”, thotë Uyi Stewart nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

“Kombinimi i teknologjive si Inteligjenca Artificiale, robotika dhe sensorët, ndihmon fermat të rrisin rendimentet e të mbjellave”, thotë Zenia Tata nga Fondacioni Xprize.

Por bota në zhvillim shpesh është e fundit në shfrytëzimin e teknologjive të reja.

“815 milionë njerëz janë të uritur dhe unë mund të vë bast se gati 814 milionë prej tyre nuk kanë telefona inteligjentë”, thotë Uyi Stewart nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Edhe nëse teknologjia është e disponueshme, ende ka barriera të tjera.

“Shumë nga këta njerëz që vuajnë nga uria nuk flasin anglisht, kështu që kur marrim njohuri nga kjo teknologji, si do t’ia dërgojmë atë atyre?”

Megjithëse mund të marrë kohë për të dërguar teknologjitë e reja në botën në zhvillim, shumë analistë shpresojnë se përparimet e tilla do të përfundojnë në duart e fermerve në rajonet që përballen me pasiguri ushqimore.

“Ju keni shpikur teknologjinë. Investimet e mëdha kanë mbërritur atje dhe keni modifikuar teknologjinë për të ulur koston. Kështu që unë mendoj se në tre deri katër vjet ndoshta disa nga këto gjëra do të fillojnë të përdoren në botën në zhvillim”, thotë Teddy Bekele nga organizata “Land O’Lakes”

Punonjësit e organizatave humanitare thonë se sipërmarrësit duhet të shikojnë jashtë vendeve të tyre për të përshtatur teknologjitë e reja për të luftuar urinë globale. Dhe fermerët do të duhet të trajnohen në mënyrë që të mund të shfrytëzojnë fuqinë e inteligjencës artificiale për të ndihmuar në ushqyerjen e të uriturve në botën në zhvillim.

@Fluidi

Provo po ashtu

femijet

Gjuhët që duhet t’i mësojë çdo fëmijë

Cilën gjuhë do të inkurajoni fëmijën tënd që të mësojë për të përfituar një të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.