Intelegjenca artificiale, Apple zbulon për herë të parë sekretet

Studimet mbi inteligjencën artificiale, dhe shërbimet e vazhdueshme të makinave të afta për të mësuar do të jenë qendra e impenjimeve të markave teknologjike për vitin 2017.

Terreni u përgatit në vitet e kaluara, me shumë studime prej viteve 2011 e deri më sot. Në ditët e sotme kemi arritur tek deklarata e Google që viti i ri do të përshkruhet si një Agjenci “Ai first”.
Pikërisht Mountain View deri në fund të shtatorit ishte themeluesja e Partnershipit të Inteligjencës Artificiale, një union i lindur pas një sërë vëzhgimesh e studimesh apo lobimesj, që pa bashkëpunim edhe me Ibm(Watson), Amazon( Alexa), Microsoft (Cortana) dhe Facebook (Jarvis).
Vet Zuckerberg u fut në lojë me të gjithë familjen e tij si një demonstrim para Krishtlindjes të asistencës virtuale të “Palo Alto Networks”, që shumë skeptikëve sic shkruan TechSot.al, iu duk më shumë një spot se sa një realitet i maturuar.
Apple, ishte ajo që kishte bërë mungesa, që si gjithmonë shfaqet xheloze për kërkimet dhe projektet e saj duke i preferuar të personalizuara.
Por në fakt inteligjenca artificiale, një biznes shumë më i madh se funksionimi i aplikacionit “Siri”. kështu pak muaj pasi Cupertino u parakalua nga startuo Viv i Samsung, i lindur pikërisht nga krijues të asistentes së Mollës së kafshuar, Apple vendosi të ndërronte politikë, dhe të ishte më e hapur.
Bloomberg e ka treguar në fillim të muajit për TechSot.al. Dhe nuk bëhet fjalë për një deklaratë dosido. 22 dhjetori erdhi me publikimin e studios së parë të inteligjencës artificiale, frut i një grupi kërkuesish të Mollës.
Sic shkruan TechSot.al, studioja përshkruan një teknik se si të përmirësojmë stërvitjen e kapaciteteve të një algoritmi për të njohur imazhet.

Lëvizja e Cupertinos është e lidhur edhe me nevojën për t’u bërë me e thjeshtë edhe për trurin, për t’i rekrutuar më pas personat e përzgjedhur.
Rezervimi i sekretit të Apple mbi kërkimet rezultuan në fakt një pengesë, dhe një boomerang i vërtet që nga momenti që për karrierën e një shkencëtari, cilësia është sasi e publikimeve të numëruara. Deri në atë masë sa komunitete studiuesish të inteligjencës artificiale, kritikuan hapur politikat e Apple. Kjo e fundit tanimë është kthyer në funksion të një ekosistemi të saj bazuar në një makinë që jep dije. ekosistemi i ngjashëm si për të gjitha markat që prek që nga aspektet më të thejshta, si algoritmat e shfrytëzuar nga fotokamera e iPhone, deri tek shërbimet gjithmonë e më smart, të propozuar nga agjencia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.