Ballina / KOSOVA / Integrimet Evropiane: Shqipëria e Maqedonia kanë gjeneruar kriza
magazina 55 minuta

Integrimet Evropiane: Shqipëria e Maqedonia kanë gjeneruar kriza

Profesori nga Maqedonia, Abdullah Azizi tha se vendet e Ballkanit Perendimor kanë ende punë për të bërë, dhe se në vend se të zgjidhen ato, Shqipëria dhe Maqedonia kanë gjeneruar kriza, pavarësisht se pritjet e qytetarëve kanë qenë më të larta. 

Ai theksoi se duhet ende të punohet në kriteret politike e ekonomike karshi Bashkimit Evropian.

Tema e magazinës informative “55 minuta” ishte procesi i integrimit evropian të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.

Të ftuarit, diskutuan lidhur me shkaqet e zvarritjes së vendimit për fillimin e bisedimeve me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe çfarë po ndodhë me Kosovën karshi procesit të liberalizimit të vizave.

Mysafirë në studio ishin Demush Shasha nga instituti EPIK, dhe Artan Murati nga KDI, ndërkohë në komunikim me Skype u paraqit Analisti nga Shqipëria Ben Andoni, ndërsa përmes telefonit kontribuoi në këtë debat edhe profesori nga Maqedonia, Abdullah Azizi.

Demush Shasha mes tjerash tha se mund të konludohet se procesi i zgjerimit të BE-së nuk është më prioritet i institucioneve të Bashkimit Evropian, sepse ka edhe mungesë të vullnetit politik për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pavarësisht se është premtuar para një viti.

Sipas Artan Muratit , qëndrimi i këshillit të ministrave karshi Shqipërisë dhe Maqedonisë për shtyerje deri të negociatave ka qenë i papritur ,dhe kjo tregon se ideja e zgjerimit është në një lloj status quo-e.

Ndërkohë analisti nga Shqipëria Ben Andoni tha se Shqipëria e mbytur me këtë situatën e rëndë politike që po mbretëron e ka pasur një referencë shumë të largët integrimin, ndërsa theksoi se Shqipëria me krizën që po e kalon, aktualisht është në një humbje reale të besimit në shtet-bërje.

Emisionin e drejtoi gazetarja shumëvjeçare, njëherësh kryeredaktorja e portalit infoglobi, Evliana Berani.

Provo po ashtu

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë

Imazhi i markës mund të jetë një faktor i madh për kompanitë dhe suksesin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.