tirana2_1

INSTAT: Rritet korrupsioni

Instituti i Statistikave të Shqipërisë ka publikuar raportin lidhur me shifrat e veprave penale për tremujorin e tretë të këtij viti.

“Krimet kundër autoritetit të shtetit” dhe “ Krimet kundër personit” mbajnë numrin më të lartë të veprave penale, pas “Krimeve kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”.

Ajo që vihet re nga raporti i publikuar i INSTAT është se veprat penale kundër autoritetit të shtetit kanë pësuar rënie në tremujorin e tretë të vitit 2017. Nga 4334 që ishin në Korrik të 2016, numri i tyre është ulur me 3788 vepra penale, pra 536 më pak. Por, ndryshe nga veprat penale, numri i autorëve gjatë tremujorit të tretë të këtij viti është rritur, duke kapur shifrën 4093.

“Në fushën e korrupsionit” janë shënuar edhe shifrat më të larta të veprave penale dhe autorëve të tyre për këtë tremujor, ndjekur nga kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik.

Lidhur me veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike, sipas të dhënave të paraqitura në raport, ka pasur një ulje të numrit të veprave penale gjatë këtij tremujori të tretë të 2017.

“Kultivimi i bimëve narkotike” ka pësuar një rënie të madhe gjatë kësaj periudhe dhe po ashtu edhe numri i autorëve është ulur ndjeshëm. Ndërsa, nuk mund të themi të njëjtën gjë për “Prodhimin dhe shitjen e narkotivëve”, sepse ka pasur një rritje si të veprave penale ashtu edhe të numrit të autorëve.

Veprat penale dhe autorët për “Shkeljen e qarkullimit rrugor” dhe për “Drejtimin e automjeteve në gjendje të dehur dhe pa dëshmi” kanë shënuar një rritje të madhe. Për këtë të fundit, vetëm disa ditë më parë është paraqitur në Kuvend edhe një projektligj me disa shtesa. Sipas të cilit, dënimi minimal bëhet 8 deri në 10 vjet burg, nëse këta drejtues shkaktojnë një aksident me pasojë vdekjen.

“Veprat penale kundër personit” dhe kanë shënuar gjithashtu një rritje gjatë këtij tremujori të tretë, krahasuar me atë të tremujorit të tretë të 2016 –ës. Po ashtu, edhe numri i autorëve ka shënuar një rritje të konsiderueshme.

Rastet “Kundër shëndetit”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes” kanë edhe numrin më të lartë të veprave penale dhe autorëve.

Shifrat për “Vrasjet” dhe “Kanosjet” kanë pësuar një rënie të veprave penale dhe në autorë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.